Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

340 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Liverpool, kush do te luaje ne vend te Barella? “Ja ideja me e fundit e Inzaghit. Ai po shkon drejt…”

Inter-Liverpool, kush do te luaje ne vend te Barella? “Ja ideja me e fundit e Inzaghit. Ai po shkon drejt…”
Inter Club Staff

Inter eshte shume afer qe te mbylle ciklin e saj te tmerrshem me nje ndeshje shume te rendesishme si ajo ndaj Liverpool.

Fizikisht, nese duhet te themi te verteten, Inter nuk po kalon nje moment te madh dhe kjo gje nuk favorizon aspak ne ndeshjen ndaj Kopp qe intensitetin ka nje nga armet me te forta.

Por ndeshje si keto ndonjehere te japin nje karikim qe nuk ta jep asnje ndeshje tjeter dhe parashikime nuk behen dot.

Prandaj, Simone Inzaghi do duhet te beje mire llogarite edhe per faktin se ne kete ndeshje do duhet te heqe dore nga lojtari me “Premier League” qe ka ne skuader: Nicolo Barella.

Ky i fundit do te vuaje skualifikimin ndaj Real Madrid dhe tekniku zikalter do duhet te zgjedhje ndermjet Arturo Vidal, Matias Vecino dhe Roberto Gagliardini.

Por duke qene se keto jane tre zgjedhjet e Interit, ne kemi bere nje analize per tre lojtaret dhe kemi pare me kujdes se kush mund te pershtatet me kete ndeshje sadopak.

VIDAL – Ne pjesen e pare te sezonit, sa here eshte therritur ne kauze ai eshte pergjigjur gjithmne mire.

Por ne javet e fundit ka pasur nje rendiment me ne ulje dhe kjo gje shqeteson pak me shume. Vidal ka pasur nje renie nga ana fizike dhe kjo gje eshte pare.

Por nga ana tjeter, eksperienca ne nje ndeshje ndaj Liverpool mund te ndihmoje shume Interin dhe eshte nje aspekt per te mos u nenvleresuar.

E rendesishme eshte qe lojtari te kete perqendrimin e duhur qe ndonjehere ne ndeshjet e fundit i ka munguar.

VECINO – Kur ka ardhur Inzaghi mendohej se lojtari do te kishte gjetur me shume minuta per shkak te kapacitetit te tij per te depertuar ne zone.

Por deri me tani ai ka luajtur vetem 474 minuta ne total, nderkohe sa here eshte therritur ne kauze eshte pare si nje trup i huaj ne kete skuader.

GAGLIARDINI – Ashtu si per Vecino, edhe per Gagliardinin ne veren e shkuar mendohej se do te gjente me shume hapsire me Inzaghin.

Kur ai ishte te Lazio e ka kerkuar disa here te Lotito dhe Tare lojtarin. Gjithesesi, fiziku i tij mund te shfaqe probleme te medha per Interin ne fushe perballe mesfushes se Liverpool.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.