Fabrizio Romano zbardh gjithcka per zerat Lukaku-Inter: “Ja si qendrojne gjerat: me sa duket Inter…”
Romelu Lukaku enderron cdo dite nje rikthim tek Interi. E ka zbuluar vete muaj me pare ne nje interviste per Sky Sport qe beri te diskutohet shume.
Nderkohe, zerat per Interin jane shtuar menjehere sapo Lukaku nuk eshte perfshire ne skuadren qe luajti ne Champions League.
Per kete arsye ka folur edhe Fabrizio Romano, nje nga specialistet me te njohur te merkatos boterore.
Keto kane qene fjalet e tij: “Lukaku? Deshira e tij e forte per Interin eshte e njohur prej kohesh, per kete ka pak dyshime.”
“Ka qene shume i qarte ne Sky, fliste hapur per nje deshire te madhe per Interin. Deshiron te rikthehet, eshte ajo qe ai do.”
“Por per ate qe mund te ndodhe ne vere kam shume dyshime. Mbi te gjitha nga ana ekonomike sepse eshte aspekti me i rendesishem ne kete histori.”
“Chelsea ka harxhuar per te 115 milione euro dhe nuk mund te huazoje lojtarin, duhet gjendur nje rruge tjeter.”
“Nderkohe, Inter ka kohe qe punon per Scamacca dhe Chelsea nuk eshte dorezuar ende per Lukaku. Pastaj, ai ka nje page prej 12,5 milione euro. Ne rregull qe do e ule, por prape mbeten shume para per Interin.”
“Ka shume rruge perpara per tu bere nga Lukaku per tu rikthyer tek Inter. Eshte shume, po shume e veshtire te ndodhe.”