Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,632 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon prapaskenen e madhe: “Italia vite drite mbrapa: Interi kerkoi para ndeshjes me Milanin qe ne Kupen e Italise te mos…”

Gazzetta zbulon prapaskenen e madhe: “Italia vite drite mbrapa: Interi kerkoi para ndeshjes me Milanin qe ne Kupen e Italise te mos…”
Inter Club Staff

Ashtu si eshte bere me dije tashme, ndyrshe nga e gjithe Europa, ne Itali ka mbetur ende ne fuqi rregulli i golit ne transferte.

Per kete motiv, 0-0 ne ndeshjen e pare e vendos Milanin ne nje pozicion me te lehte perballe Interit ne ndeshjen e neserme.

Kjo gje ka ndodhur edhe ne te kaluaren, kur Milan ka kaluar ne gjysmefinalen e Champions League ne 2002-2003 me dy barazime.

Nderkohe, La Gazzetta dello Sport diten e sotme tregon se si Inter ka tentuar qe te beje Italine njesoj si Europen per rregullat, por kjo kerkese nuk eshte pranuar.

“Ka nje prapaskene te rendesishme ne Keshillin e Liges ne fundin e shkurtit. Ka qene rreth nje jave perpara gjysmefinaleve.”

“Interi beri nje kerkese te thjeshte dhe te qarte: le te behemi si gjithe Europa, ta heqim rregullin e golit ne transferte ne Itali qe kete sezon.”

“Por ky propozim qe u mor ne shqyrtim nga Keshilli, u refuzua menjehere. I pari ka qene presidenti i Milanit, Paolo Scaroni.”

“Me pas edhe Luca Percassi (Atalanta), Maurizio Setti (Verona) dhe Tommaso Giulini (Cagliari) e kane refuzuar kete mundesi.”

“Lega e ka pranuar kete kerkese, por do te futet ne fuqi vetem ne sezonin e ardhshem. Keshtu, Italia edhe njehere eshte vite drite larg Europes. Ose me sakte, disa muaj drite prapa.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.