Gazzetta – “Inter-Asllani, gjithcka e bere. Ja shifrat reale te operacionit: “Marotta ka arritur deri aty sa ja ka dale te…”
Kristjan Asllani eshte virtualisht nje lojtar i Interit dhe tashme nuk ka me asnje dyshim qe shqiptari do te jete zikalter.
Ne fakt, mesfushori italo-shqiptar, konsiderohet nga Inter si nje investim teper i rendesishem per te ardhmen e jo vetem.
La Gazzetta dello Sport edhe njehere tjeter tregon detajet e operacionit dhe zbulon keshtu shifrat reale.
“Kartoni i Asllanit nuk do i kushtoje pak Interit por plot 14 milione euro: nje tregues se eshte nje operacion i rendesishem.”
“Inter ka paguar 4 milione euro per huazimin dhe do te paguaje edhe 10 milione euro per ta blere perfundimisht ate.”
“Gjithcka ka ndodhur edhe fale mardhenieve te shkelqyera qe Inter ka me Empolin: prandaj Marotta dhe Ausilio kane arritur ta marrin lojtarin para skuadrave te tjera.”
“Edhe Milan ka qene pas tij, por djaloshi ka qene i bindur bashke me agjentet e tij per transferimin tek Inter qe prej dites se pare.”
“Nderkohe, agjenti i tij dje pas daljes nga selia ja ka prere shkurt gazetareve qe kane qene prezent aty dhe qe kane bere pyetje.”
“Fjalet e tij kane qene: “Transferimi tek Inter? Ne jemi shume te lumtur. Cfare ka me mire se sa Interi sot per sot”.