Inter, Inzaghi ka ndermend nje suprize te madhe per kete kampionat? “Ne menyre te papritur, do aktivizoje me shume…”
Deri me tani rendimenti i Tucu Correa ka qene shume i ulet dhe nese shihen pritshmerite, ai ka qene vertete shume poshte.
Per kete flet edhe La Gazzetta dello Sport, e cila tregon nje plan te mirefillte qe Simone Inzaghi ka per argjentinasin.
“Nese Correa ndodhet sot ne Milano tek Inter, ai duhet te falenderoje vetem teknikun e tij, Simone Inzaghi”.
“Qe ne momentin qe ai humbi Lukakun vitin e kaluar, ka kerkuar me ngulm Correan, i cili rreth tij kishte goxha dyshime”.
“Por nderkohe qe e filloi me nje dygolesh direkt rrugetimin tek Inter, me pas pesoi disa demtime dhe asnjehere nuk ishte konsistent ne paraqitjet e tij”.
“Gjithesesi, kete sezon Correa ka nje rol te ri: ai eshte alternativa e pare e Lautaros dhe Lukakut ne sulm, e me pas vjen Dzeko”.
“E do te kete edhe ndeshje ku Inzaghi ka ne plan ta perdore nga minuta e pare, duke qene se ka nje kalendar shume te ngjeshur perpara”.
“Plani i Inzaghit eshte pikerisht ky: ta perdore sa me shume ne javet ndermjet Champions dhe Serie A. Normalisht me shpresen se ai nuk do te demtohet.”
“Sezonin e shkuar ka shenuar vetem 6 gola te ndara ne tre dopieta ne tre ndeshje te ndryshme. Vetem aq. Ne 35 ndeshje te tjera asnje gol. Shume pak per nje invesim rreth 30 milione euro”.