INTER, NJE SUPER LAJM VJEN NGA APPIANO? “Me sa duket ne derby nga minuta e pare mund te jete edhe…”
Dy gola ne kater ndeshje: jane sinjale prej Joqauin Correa te vertete, atij djaloshi qe Inter vendosi te besonte dhe te investonte nje shifer teper te rendesishme.
Normalisht per kete do te shihen edhe ndeshjet e tjera, ku gjendja e tij fizike dhe vazhdueshmeria e tij jane ne pikepyetje.
Per kete gje flet sot Corriere dello Sport, qe jep edhe nje lajm teper te rendesishem: “Do te jene pikerisht keto jave qe do te vine qe do te tregojne shume”.
“Do te shohim nese do te kemi te bejme me problemet e perhershme, apo kete sezon do te kemi nje Correa te ri”.
“Pastaj duhet te flasim edhe per nje lajm te mire per Correan: ai ka nje shans te arte tani qe mungon Lukaku per demtim”.
“Do te jete shansi i tij. Me nje Lautaro nga ana tjeter qe ka shenuar 3 gola ne 4 ndeshje, tani i takon atij te luftoje me Dzeko per nje vend titullari”.
“Pikerisht Correa duhet te beje qe Lukaku te mos mungoje. E nga Appiano Gentile ka ardhur nje lajm i madh ne keto caste”.
“Lojtari nuk ka pasur ndonje demtim muskulor, por vetem nje lodhje te vogel dhe nje ngerc te lehte. Ndaj Milanit ne derbi ai do te luaje me siguri, edhe pse ende nuk dihet nga minuta e pare apo nga stoli, duke qene se eshte ne gare ndaj Dzekos por niset pak me i avantazhuar per shkak te karakteristikave”.