Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,612 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FOTO – Ndryshon rregulli i pozicionit jashte loje. Te gjitha detajet.

FOTO – Ndryshon rregulli i pozicionit jashte loje. Te gjitha detajet.
Xhorxh Gellci

Regulli i offside-t ose sic quhet ne shqip, pozicionit jashte loje, do te pesoje nje ndryshim shume te rendesishem prej sezonit te shkuar. Ky ndryshim ka ardhur nga vete FIFA dhe presidenti Joseph Blater, dhe te premte do ju ilustrohet edhe arbitrave italiane me video dhe shpjegime per ta kuptuar sa me mire. Nje evolucion qe duket se do te ndihmoje sulmuesit dhe do te penalizoje mbrojtesit, duke ndihmuar ne rritjen e numrit te golave. Por le ta shpjegojme me mire se cfare ndryshon.

Me pare, nese topi ishte drejtuar drejt nje sulmuesi ne pozicion jashte-loje, dhe nje mbrojtes mundohej ta ndalonte duke e prekur, nese kjo prekje nuk ishte dukshem nje pasim, atehere loja nderpritej ne cdo rast. Ndersa tani, kjo ndryshon, Nese nje mbrojtes ben nje veprim te vullnetshem duke prekur topin e drejtuar drejt nje sulmuesi ne pozicion jashte loje, atehere ky sulmues kthehet menjehere ne pozicion te rregullt. Pra, ndryshe nga me pare ku duhej qe mbrojtesi te kryente nje pasim, pra nje prekje e thjeshte nuk mjaftonte, me rregullin e ri mjafton nje veprim i vullnetshem i nje mbrojtesi (si nje prekje e thjeshte e topit) per te vendosur ne pozicion te sakte te gjithe sulmuesit qe ishin perpara vijes te lojes.

PERJASHTIMET – I vetmi perjashtim nga ky rregull do te ishte nese mbrojtesi ka per qellim te shpetoje nje gol, dhe ne kete rast duhet te jete ne nje distance te afert me vijen e portes. Por edhe ne kete rast, do te ishte arbitri qe do te vendoste nese qellimi ishte per te shpetuar golin, duke u veshur me me shume pergjegjesi se me pare. E gjitha kjo vjen ne nje moment kur po diskutohet mundesia per te futur teknologjine, e cila do te ulte dukshem pergjegjesite e arbitrit. Duhet thene se ky ndryshim mund te konsiderohet plotesisht ne anen e kundert.

Me poshte keni nje foto qe shpjegon sa thame me lart: Ne figuren e pare, nese topi shkon tek sulmuesi pa asnje nderhyrje nga ana e mbrojtesit, atehere loja do te nderpritet, ashtu sic ishte rregulli ekzistues. Ndersa ndryshimi ndodh ne figuren e dyte, nese mbrojtesi ben nje veprim te vullnetshem dhe e prek topin, pavaresisht llojit te prekjes, sulmuesi kthehet ne pozicion te rregullt dhe loja nuk nderpritet:

offside

Rregulli i ri i pozicionit jashte loje, qe do te hyje ne fuqi brenda pak ditesh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.