Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

653 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SportMediaset – Inter, do te rikthehet Oriali ne vend te Sabatinit?

SportMediaset – Inter, do te rikthehet Oriali ne vend te Sabatinit?
Inter Club Staff

Rikthehet nje njohje e vjeter ne orbiten Inter: Behet fjale per legjenden zikalter brenda dhe jashte fushe Lele Oriali.

Sipas asaj qe shkruan sot Sport Mediaset, ne fakt, Suning ka mundesi qe ti besoje team manager aktual te Kombetares Italiane vendin e lene bosh nga Walter Sabatini.

Ky i fundit kishte rolin e koordinatorit teknik t e Suning Sports per Jiangsu Suning dhe per Interin.

Nese Oriali do te vinte, do te kishte me shume detyra ne Milano se diku tjeter.

Ja cfare shkruan me specifikisht SportMediaset:

 

“Kalimi i Orialit tek Interi ishte shume afer edhe sezonin e kaluar por mund te ndodhe tani perseri. Lele eshte me shume se nje ide per Suning duke pare se cfare perfaqeson ai. Suning i duhet qe te beje edhe nje zgjedhje qe te kenaqe tifozet: Oriali do te ishte gjeja me inteligjente per tu bere.”

Nderkohe, SportMediaset zbulon edhe nje prapaskene tjeter:

“Nje vit me pare u rikthye emri i tij ne ambjentin Inter, por nuk u realizua per dicka te vogel fare. Gjithcka ishte vendosur, takimi i fundit ndodhi ne Monza ku ai kishte bindur plotesisht kinezet, letra per doreheqjen nga Kombetarja Italiane ishte gati: gjithcka deshtoi se ne momentin me te papershtatshem erdhi Walter Sabatini. Jo se kishte ndonje mosmarreveshje ndermjet tyre, por Sabatini zgjodhi qe te kishte nje rol drejtues te njejte tek Inter si ai qe do te mbulonte Oriali. Nese Lele do te vinte ne ate kohe, do te mbulonte rolin e lidhjes se shoqerise kineze me klubin dhe skuadren por do te kishte peshe edhe tek strategjite e merkatos. Ne ate kohe nuk u be gje dhe Suning po e mendon seriozisht nje rikthim te tijin, sidomos qe tani Sabatini nuk eshte me.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.