Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

628 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Steven Zhang: “Interi luan mire dhe e bashkuar. Jam i lumtur. Per ndaj Barces ju them se…”

Steven Zhang: “Interi luan mire dhe e bashkuar. Jam i lumtur. Per ndaj Barces ju them se…”
Inter Club Staff

Ai eshte Presidenti me i ri ne historine me shume se nje shekullore  te Interit dhe eshte zgjedhur vetem pak dite me pare ne kete post por nuk humbet asnjehere rastin per te folur me krenari dhe besim per Interin e tij. 

Po flasim per Steven Zhang, djalin e bosit te madh Zhan Jindong.

“Sigurisht qe jam super gati per Barcelonen”. Keto kane qene fjalet e Steven Zhang per Gazzetta dello Sport nga autodromi i Monzes ku presidenti i Interit ishte prezent per Finalen e Boterorit te Ferrarit.

Delfini i Suning – shpejgon Gazzetta dello Sport – eshte gati qe nga muaji gusht ku ne chatin e rezervuar per drejtuesit ai ishte i vetmi qe gezonte per grupin e forte te Interit qe ne pamje te pare dukej si nje lajm i keq per te gjithe.

Por dje ne Monza ai vazhdoi edhe njehere me konceptin e tij per Interin dhe per futbollin ne pergjithesi.

Ai ka folur me superlativa per skuadren qe ka fituar tete nga nente ndeshjet e fundit.

“Jam shume i lumtur. Skuadra po stervitet shume mire cdo dite ne Appiano.”

“I shoh te sterviten dhe te luajne me intensitet, deshire dhe personalitet.”

“Duket qe kemi nje shpirt gare te madhe, luftojme per cdo top. Shikoj me te vertete nje shpirt gare tek te gjithe.”

“Luajme shume mire edhe neper ndeshje, te bashkuar, si skuader. Sigurisht qe jemi super gati per Barcelonen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.