Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 8, 2022

Scroll to top

Top

740 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“A e di qe ke bere nje ndeshje m**i?”. Diten e djeshme Santon tregoi prapaskenen me Mourinhon kur ai…

“A e di qe ke bere nje ndeshje m**i?”. Diten e djeshme Santon tregoi prapaskenen me Mourinhon kur ai…
Inter Club Staff

Gjate nje interviste per mikrofonat e Messaggero, Davide Santon, nje ish-lojtar i Interit, ka treguar nje anektode te bukur per Jose Mourinhon.

Keto kane qene fjalet e tij: “Tani qe e mendoj, mund te jem i vetmi lojtar qe e ka nisur karrieren dhe e ka mbyllur po me ate”.

“Ah cfare koherash… Dicka e bukur. Njeriu qe me hodhi nga minuta e pare ne Champions League me Interin”.

“E ne cfare ndeshje, kunder Ronaldos. Per te markuar Cristianon. Mbaron 0-0 dhe luajta nje ndeshje te bukur, cdo gazete foli per mua”.

“Rikthehemi ne Pinetina dhe nje dite mbas, me afrohet dhe me thote: Davide, e di qe ke bere nje ndeshje muti dje?”

“Te kujtohet cfare te kisha kerkuar une? Serioz fare me flet. Dhe une nis te mendohem, per cfare po me qorton mua pas asaj qe ndodhi dje?”

“Ai ben sikur behet me nerva dhe largohet. Une e pyes: Mister, po cfare me ke thene qe nuk e kam bere ne fushe?”

“Nuk ke bere ndeshjen qe duhet te beje. Dhe mbetet aty dhe fillon nje debat me shoket dhe nderkohe qe largohet pak me vone me shikon”.

“Ne fillim e mban te qeshuren por teksa largohet iken duke qeshur me te madhe si asnjehere me pare, se kisha pare kurre ashtu. Ai eshte i bere keshtu. Duket serioz por ben shaka me ty si shume pak persona. Nje njeri shume i madh”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.