Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

620 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Adani, cfare fjalesh: “Ja dy lojtaret qe po sjellin Skudeton tek Interi. As Lukaku e as Lautaro, por…”

Adani, cfare fjalesh: “Ja dy lojtaret qe po sjellin Skudeton tek Interi. As Lukaku e as Lautaro, por…”
Inter Club Staff

“Cila eshte diferenca ndermjet nje skuadre te madhe dhe nje skuadre te vogel? E para sulmon ngushte dhe mbron ne fushe te hapur”.

Keshtu e nis analizen e tij Lele Adani per Interin, gjate takimit te perjavshem ne Bobo TV, kanalin Twitch te Vierit.

“Sanchez dhe Eriksen nuk dhihen ne breke kur kundershtaret mbyllen prapa per te mbrojtur porten e tyre – thote ish-lojtari qe sot eshte opinionist i Sky Sport -“.

“Te dy ata jane lojtaret qe do i sjellin kampionatin Interit. Po po, ata te dy. As Lukaku dhe as Lautaro, qe jane shume te mire, por diferencen e bejne Eriksen dhe Sanchez.”

“Kjo edhe per faktin se lojtaret e tjere ishin ketu dhe vitin e kaluar. Dyshja e sulmit eshte e njejta, tani i eshte shtuar vetem kualiteti i ketyre te dyve.”

“Me Eriksen, skuadra ka bere 28 pike nga 30 te mundshme. Sanchez ka bere dopiete ne Parma pas golit ndaj Genoas dje ka dhene edhe nje assist per Lautaron.”

“Alexis dhe Eriksen te japin paparashikueshmeri, e kemi shpjeguar per nje vit me radhe se keta te dy jane titullare.”

“Ndeshja me Torinon? Ndeshja nuk ka qene e bukur sepse futbolli luhet me dy skuadra dhe granatat jane mbrojtur me te gjitha menyrat ne zonen e tyre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.