Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,860 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT E NDESHJES – Inter, cfare note per Lautaron dhe Dumfries. Nderkohe, nota me e ulet shkon per…

NOTAT E NDESHJES – Inter, cfare note per Lautaron dhe Dumfries. Nderkohe, nota me e ulet shkon per…
Inter Club Staff

Inter sapo ka fituar ne fushen e saj ndeshjen e pare debutuese ne shtepi me rezultatin 3-0 dhe keto kane qene notat. 

HANDANOVIC 6 – Kesaj radhe ka marre nje 6 politike sepse nuk ka bere asgje. U kthye ne nje shperndares topash me kembe gjate gjithe ndeshjen.

SKRINIAR 6,5 – Ishte ne naten e tij dhe perqafimi me Meazzen i dha nje grinte akoma edhe me te madhe per ndeshjen.

Sa me shume kalon kohe, ai akoma edhe me shume behet njesh me Interin. Sot me shume ka qene ne fushen kundershtare dhe ka pasur shume kurajo.

DE VRIJ 7 – Ka bere nje ndeshje goxha te mire ku nuk ka gabuar pothuajse asgje me perjashtim te nje apo dy defekteve te vogla.

Kerkon qe te mos rrezikoje dhe luan paster. Eshte mire dhe duket. E ky eshte nje lajm i mire per te gjithe tek Inter.

BASTONI 6,5 – Pushimi ne Lecce i ka bere mire sepse sot ndaj Spezias ka qene njeriu me shume i Interit ne cdo manover.

Nisje topash nga prapa por edhe kombinime shkurt. Shume here avancon me top ne kembe si ne koherat me te mira. Shume mire.

DUMFRIES 7 – Ka qene nje makth per Recen sot qe pothuajse e humbet ne cdo rast qe e ka pasur perballe.

Duket se ka marre mire mesimet e krahut te djathte dhe po behet nje lojtar teper i rendesishem per Interin ne kete krah.

BARELLA 7 – Ne Lecce la dy mushkerite ne fuhe por kapaciteti i tij per te rekuperuar topa u pa edhe sot.

Vrapon shume, por e ben edhe me inteligjence. Ishte nje nisje e tij ajo qe solli golin e pare dhe kombinimin e Lukakut me Lautaron.

BROZOVIC 6,5 – Agudelo apo Nzola para, nuk ka rendesi. Kroati nuk pyet dhe sa here i jepet mundesia, pason te shoket.

Ishte nje ndeshje per tu futur te lista e ndeshjeve me te lehta te luajtura nga ai.

NGA MINUTA E 84 PA NOTE KRISTJAN ASLLANI. 

CALHANOGLU 7 – Kualitet ne sherbim te skuadres. Sa here ka nje shok te lire, nuk e le te presi por e sherben.

Goli ishte tipik per te, qe ndeshkon kundershtaret me nje goditje teper precize. Del nga fusha per Gagliardinin qe i rremben edhe goditjen.

NGA MINUTA E 75 ROBERTO GAGLIARDINI ME NOTEN 6 – Sjell freski ne mesfushe dhe nis nje top teper te bukur per Dzeko qe sjell golin e trete. Shume mire sot.

DIMARCO 6,5 – Me shume se nje lojtar i mesfushes ne krah eshte nje sulmues krahu. Sot nuk ben shume mire, por e mban Spezian te pakten mbrapa.

NGA MINUTA E 68 ROBIN GOSENS ME NOTEN 6 – Nje pankine per te mos e lodhur me shume pas sforcos ne Lecce.

Por ai futet ne fushem e deshire dhe luan shume mire. Ben pjesen e tij, edhe pse ishte nje faze e lojes kur u kerkua ndihme me shume ne mbulim se sa ne sulm.

MARTINEZ 7,5 – Pak sulmues, pak trekuartist: shume lojtar i madh. Pikerisht nje Toro qe i duhet Interit.

Nje ndeshje komplete sot, ku nuk i mungon asgje. Ndonjehere duhet te jete me i kthjellet te rastet e thjeshta te golit, por e sigurt do i rregulloje edhe ato.

NGA MINUTA E 75 ME NOTEN 6,5 CORREA – Kishte shenuar nje dopiete te e fundit ne Meazza dhe e fillon me nje gol direkt pas assisit te Dzekos. Sot beri mire.

LUKAKU 6,5 – Perqafohet perseri me tifozet e tij ne Meazza. Nuk eshte ende ne formen e tij me te mire, por direkt jep nje assist per shokun e tij te mire Lautaro dhe ben nje traverse teper te pafat.

NGA MINUTA E 68 EDIN DZEKO ME NOTEN 6,5 – Futet ne fushe dhe ben direkt mire. Mbron topa dhe jep edhe nje assist per golin e trete te Correas.

TRANJERI INZAGHI ME NOTEN 7 – Hapa perpara ne krahasim me Leccen, ku skuadra ka pasur momente ku e ka hequr fare prizen.

Kunder Spezias, Inter kerkon gjithmone qe te shkoje te sulmuesat apo mesfushoret me topa te shpejte. Ishte nje levizje fituese.

Ndeshje e mire ne nje stadium ku entuziazmi ishte i madh. Kishte edhe momente kualiteti qe jane nje shenje e mire gjithashtu.

SPEZIA: Dragowski 6,5, Nikolaou 6, Kiwior 6,5, Caldara 6 (dal 67′ Hristov sv), Gyasi 5,5 (dall’89’ Holm sv), Sala 5,5 (dal 67′ Strelec sv), Bourabia 6, Bastoni 6 (dal 79′ Kovalenko sv), Reca 5, Agudelo 6,5 (dall’89’ Ellertsson sv), Nzola 5,5. All. Gotti 5,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.