Agjenti i Hakimit jep lajmin e madh: “Ju nuk dini nje prapaskene te Inter-Achraf. Shume shpejt do fillojme edhe…”
Rikthehet te flase ne menyre te rendesishme Alejandro Camano, agjenti i Achraf Hakimi dhe Lautaro Martinez.
Kesaj radhe, ai ka zbuluar situaten qe marokeni po kalon tek Interi te mikrofoant e SerieAnews.com, por eshte ndalur edhe te Lautaro Martinez.
“Per te ardhmen mund te them se Achraf Hakimi ka kater vite kontrate me Interin dhe se eshte shume i lumtur.”
“Te shkonte tek Interi per te ka qene nje nga zgjedhjet me te bukura ne karriere dhe nje levizje prej fituesi te vertete.”
“A e prisja kete sezon me Interin? Absolutisht po. E dija qe ne nje klub si Interi do te nxirte me te miren nga ai.”
“Une e njoh Interin nga afer qe kur njehere takova nje person me emer Massimo Moratti dhe vendosem bashke per te marre Hector Cuper duke preferuar Interin ndaj Barcelones.”
“Por dua te zbuloj dicka: Piero Ausilio ka punuar dy vite per te dhe ne fund puna e tij e dergoi lojtarin tek Interi.”
“Lautaro Martinez? Shume shpejt do te organizojme nje takim me Interin. Raportin me klubin eshte i shkelqyer ne kete moment.”