Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

239 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Adnkronos zbulon dokumentin: “Ja emrat e 8 klubeve te Serie A qe nuk duan qe kampionati te rifilloje.”

Adnkronos zbulon dokumentin: “Ja emrat e 8 klubeve te Serie A qe nuk duan qe kampionati te rifilloje.”
Inter Club Staff

Jo pak, por plot tete klube te Serie A nuk jane dakort qe Serie A te rifilloje kete sezon. 

Nuk eshte nje liste e vogel kjo dhe lajmi jepet nga agjencia e lajmeve AdnKronos e cila shpjegon me detaje qendrimin e tyre duke zbuluar edhe emrat e klubeve.

Ja cfare shkruajne ata: “Me rinisjen e mundshme te kampionatit i bie qe shume nga rregullat qe jane ne fuqi sot te bien.”

“Keshtu, pritet qe rifillimi i kampionatit te kete efekte juridike edhe per kontatat e lojtareve dhe klubet sepse ka lojtare qe i skadon kontrata apo huazimi ne 30 qershor.”

“Duhet nje marreveshje totale ndermjet paleve qe Serie A te vazhdoje por duket se per kete po ka shume rezistence nga nje bllok skuadrash.

“Sipas nje dokumenti, jane plot tete skuadrat qe i kane komunikuar Federates deshiren e tyre per te mos rinisur kampionatin:  Parma, Spal, Brescia, Torino, Sampdoria, Udinese, Bologna dhe Fiorentina.”

“Sipas tyre, rreziku eshte i madh dhe nuk mund te llogaritet. Prandaj edhe ky kampionat nuk duhet te filloje.”

“Nder pyetjet e tyre kryesore eshte se cfare do te ndodhe nese ndonje nga lojtaret infektohet?”

“Nderkohe, sot pritet nje asamble ne Ligen e Serie A ku do te merret vesh me shume. Po nderkohe, edhe pse zerat per mos rifillimin gjithmone e me shume behen te medha, Liga dje ka dale me nje komunikate ku ka thene se vullneti eshte qe te rifilloje gjithcka.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.