Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

629 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Spanja japin alarmin: “Inter dhe Barcelona kane arritur marreveshjen per Lautaron: ja detajet”

Nga Spanja japin alarmin: “Inter dhe Barcelona kane arritur marreveshjen per Lautaron: ja detajet”
Inter Club Staff

Vazhdojne zerat e merkatos per sa i perket te ardhmes se Lautaro Martinez nga mediat Spanjolle.

Zerat e fundit vijne nga e perditshmja katalanase Sport, e cila ka alarmuar jo pak tifozet zikalter duke thene se Interi dhe Barcelona kane gjetur nje marreveshje fillestare per transferimin e futbollistit argjentinas.

PO FORMULA? – Spipas tyre, zikalterit qe nuk donin te zbrisnin poshte 90 milione eurove plus edhe kartonin e nje lojtari, tashme jane te gatshem per te pranuar edhe oferten me te re.

Behet fjale per 60 milione euro te paguara cash plus dy lojtare ne kembim: “Lautaro Martinez eshte gjithmone e me afer Barcelones cdo dite qe kalon.”

“Bisedimet ndermjet klubeve vazhdojne dhe jane ne nje pike shume te avancuar sa ekziston edhe nje marreveshje fillestare ndermjet drejtuesve.”

“Ne thelb, Lautaro do te jete nje lojtar i Barcelones dhe Interit do i kalojne 60 milione euro plus dy lojtare te Barcelones.”

EMRAT – Interi dhe Barcelona nuk i kane zgjedhur akoam dy lojtaret qe do te futen ne kete marreveshje, por emrat qe mund te sakrifikohen nga katalanasit jane si me poshte: Ivan Rakitic, Samuel Umtiti de Arturo Vidal, pervec Carles Alena dhe Nelson Semedo.

Interi ka liri zgjedhje per keto emra nga ku mund te zgjedhe dy dhe natyrisht ne kete liste bejne pjese lojtare shume te rendesishem qe mbase mund te kene qene nje faktor kyc per avancimin e tratatives.

Por kjo hipoteze e marreveshjes deri me tani eshte hedhur vetem nga gazeta spanjolle Sport. Ne Itali mediat vendase mendojne komplet te kunderten.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.