Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

448 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, afrohet ne menyre te papritur ne merkato nje mbrojtes qe pelqehet shume? “Ai ka prishur mardheniet me Torinon.”

Inter, afrohet ne menyre te papritur ne merkato nje mbrojtes qe pelqehet shume? “Ai ka prishur mardheniet me Torinon.”
Inter Club Staff

E ardhmja e Armando Izzo pritet te jete larg nga Torino. Raporti ndermjet mbrojtesit dhe skuadres granata duket se eshte ne limite historike.

Keshtu, jo vetem qe nuk perjashtohet nje largim i tij ne kete vere, por shihet si dicka shume e mundshme.

Corriere dello Sport shkruan: “Demtimi kaq shume i diskutuar qe e ka mbajtur jashte fushave te lojes ndaj Fiorentines dhe Verones, ka bere qe mardheniet te krisen akoma me shume.”

“Klubi kishte bere me dije se ai do te rikthehej me shpejt, nderkohe qe lojtari ndjente ende dhimbje ne gju.”

“Por kjo do te thote se mes lojtarit dhe klubit nuk ka me shume komunikim dhe se shitja e tij eshte sume afer.”

INTERI ESHTE NE DRITARE – “Mbi te eshte mbi te gjitha Interi, qe ka kohe qe e monitoron lojtarin e Torinos.”

“Ai eshte afruar keshtu ne menyre te papritur me Interin qe ka kerkuar informacione per te edhe ne te kaluaren.”

“Conte e pelqen shume ate per aftesine per te luajtur prapa me tre. Por ne te njejten kohe, Interi duhet te beje llogari me kerkesen qe ka klubi i Torinos per kartonin e tij.”

“Te mos harrojme, se Torino e ka paguar ate 10 milione euro ne 2018 per ta blere nga Genoa. Keshtu, ata e nisin kerkesen e tyre te pakten nga 20 milione euro.”

“Nderkohe, vete lojtari ka nje mardhenie aspak te mire edhe me tifozerine e Torinos ku kohet e fundit eshte kontestuar jo pak.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.