Agj. Guarin: I lumtur me WM. Rinovimi, vendoset…”
Marcelo Ferreyra, agjenti i Fredy Guarin, ndodhet keto dite ne Milano. Mund te mendohet se eshte per ceshtjen e te ardhmes se kolumbianit te Interit, por ne mikrofonat e calciomercato.it Ferreyra sakteson: “Jam ne nje vizite kortezie, nuk ka asgje zyrtare per momentin. Kam ardhur te takoj Fredy-n. Rinovimi? Nuk ka asnje situate te tille, edhe pse duhet te percaktohet ne nivelin e shoqerise. Derime sot mua nuk me ka ardhur asnje oferte zyrtare nga skuadra te tjera, por eshte normale qe mund te dalin fjale jozyrtare. Mendojme se nga ketu e deri ne janar situata e Fredy Guarin mund te percaktohet. Tashme ai mendon vetem te luaje. Eshte i lumtur me Mazzarrin dhe cdo dite gjendet gjithmone e me mire me te, kuptohen gjithmone e me shume”.