
Agj. Kovacic: “Vlen numrin 10, Interi beson tek ai. Dhe per Vrsaljko…”
Pavaresisht se hapesirat per te nuk kane qene te shumta deri tani, Interi dhe trajneri Walter Mazzarri, besojne shume tek Mateo Kovacic: garancia vjen nga vete agjenti i lojtarit kroat, Nikki Vuksan: “Edhe pse eshte akoma shume i ri, di te marre pergjegjesi mbi vete si nje lojtar i rendesishem ne mes te fushes, dhe nuk eshte cudi qe Interi i ka besuar fanellen numer 10. Raporti i tij me Mazzarrin eshte i shkelqyer, eshte ambjentuar menjehere me trajnerin e ri.“
Vuksan eshte edhe agjent i Sime Vrsaljko, lojtari i krahut i Genoas i cili ndiqet nga zikaltrit: “Nuk duhet te me pyesni mua nese ne janar Genoa do e shese apo jo, por ata qe i hedhin ne qarkullim keto zera.” – ka prere shkurt ai.