
Agjenti i Borja Valero: “Do te me kishte pelqyer qe ta transferoja te Napoli, por…”
Borja Valero erdhi nga Fiorentina te Interi gjate merkatos se veres se kaluar per 5,5 milione euro.
Mesfushori spanjoll ishte pike kyce e mesfushes se Interit gjate pjeses se pare se sezonit duke shenuar edhe dy gola.
Por pastaj rendimenti i tij ra dhe ne pjesen e dyte te sezonit ne pjesen me te madhe te kohes ishte ne pankine, me Brozovic e Gagliardini para mbrojtjes qe kishin gjetur ekuilibrat e duhur.
Nderkohe agjenti i tij, Alejandro Camano i intervistuar nga Radio CRC ka zbuluar se ka dashur ta transferoj mesfushorin spanjoll nen hijen e Vezuvit.
“Do te me kishte pelqyer qe ta transferoj ate te Napoli, por ai ka zgjedhur te shkoj te Interi”, ishin fjalet e tij.
Borja Valero erdhi te Interi me shokun e tij te skuadres te Fiorentina, Matias Vecino si perforcime ne mesfushe mirepo nuk arriti te kete impaktin qe pritej ne mesfushen zikalter duke mos pasur nje rendiment te vazhdueshem.