Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

313 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kjaer, cfare po thua?: “Eriksen ka fituar dhe e respektoj. Por do ishte me mire per te sikur te luante te…”

Kjaer, cfare po thua?: “Eriksen ka fituar dhe e respektoj. Por do ishte me mire per te sikur te luante te…”
Inter Club Staff

I intervistuar per Sky Sport, mbrojtesi i Milanit dhe shoku i kombetares se Eriksen, Simon Kjaer eshte ndalur perseri tek Interi.

Ai ka thene disa fjale per Skudeton e fituar nga Christian dhe nder te tjera, ka pranuar se nuk i pelqen se Eriksen luan me Interin.

Ish-mbrojtesi i Palermos eshte ndalur fillimisht te kurorezimi i shokut te tij te skuadres si Kampion Italie me Interin.

“Ne flasim shpesh me njeri-tjetrin, jemi shoke shume te mire. Njihemi bashke qe prej me shume se 12 vitesh tashme.”

“I njoh shume mire veshtiresite qe ai ka kaluar tek Interi ne muajt e kaluar. Nuk eshte e thjeshte te luash ne klube te rendesishme si Interi dhe Milani.”

“Por jam i lumtur per te qe ka arritur nje objektiv te madh si Skudeto, me i madhi per nje lojtar qe luan ne nje kampionat.”

“Une e respektoj. Ka fituar dhe e respektoj shume. Edhe pse do ishte me mire qe ai te luante me nje skuader tjeter dhe te kishte fituar me ndonje skuader tjeter”, e ka mbyllur ai fjalen e tij.

Edhe njehere tjeter Simon Kjaer, mbrojtesi i Milanit e pranon publikisht se sa shume djeg ne skuadren e dyte te Milanos, Skudeto e fituar nga Interi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.