Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

569 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi flet perpara Superkupes: “Per sa i perket Zhang, ju siguroj per dicka. Di te them se neser do te jete nje…”

Inter, Inzaghi flet perpara Superkupes: “Per sa i perket Zhang, ju siguroj per dicka. Di te them se neser do te jete nje…”
Inter Club Staff

Vetem dy dite nga takimi i rendesishem me Lazion, ku Inter ka fituar, tashme direkt ne mendje eshte ndeshja qe do te luhet ne Meazza. 

Ashtu si e kerkon protokolli, diten e sotme ka dale perpara mediave edhe Simone Inzaghi per te folur per kete ndeshje dhe jo vetem.

Bashke me te ka qene edhe kapiteni i Interit, Samir Handanovic. Nderkohe, keto kane qene fjalet e tij te plota:

Sa e rendesishme eshte te kesh perkrah Steven Zhang ne kete ndeshje?

“Jam shume i lumtur qe eshte ketu fizikisht por une e kam ndjere shume afer ne gjithe keto muaj. Ai na ka derguar gjithmone mesazhe para dhe pas ndeshjeve.”

“E ka pare ndeshjen me Lazion, shpresojme te bejme nje ndeshje te madhe edhe per te, tifozet, klubin dhe drejtuesit.”

“Duhet te pergatitemi sa me mire sepse eshte nje ndeshje shume e rendesishme per neve.”

Cfare do te thote te luash nje ndeshje keshtu kunder nje rivali kaq te rendesishem?

“Eshte nje finale, favorite ne ndeshje te tilla nuk ka. Juventusi po vjen nga tete ndeshje pozitive, ku nuk ka humbur asnje.”

“Te dielen kane bere nje ndeshje shume te madhe. Juventusi eshte mesuar me finale, shpresoj qe te arrij ti jap nje gezim tifozeve tane. Do te luajme me te gjitha armet tona.”

“Do te jene shume te rendesishme edhe motivimet dhe episodet.”

Ti ke mundur dy here Juventusin ne Superkupe. Si mundet nje skuader e tille?

“Ashtu si e kam thene, finalet jane nje ndeshje me vete, mund te vendosen edhe nga nje episod i vetem.”

“Duhet te bejme nje ndeshje me shume vrap, agresivitet, bindje. Duke e ditur se do te perballemi me nje ndeshje te madhe, e mesuar me ndeshje te medha.”

“Do te kete momente kur Juventusi do na vere ne veshtiresi por ne do duam te dalim sepse duam te bejme nje ndeshje te madhe.”

Mendoni se mund te jete penalizues fakti se te gjithe e shohin Interin si skuadra per tu mundur?

“Frike nuk kam fare, duhet te jete nje stimul. Sot jemi te paret. Mjafton te shohesh ne tetor apo me 20 gusht ku Interi nuk kishte nder skuadrat qe shihej si favorite per Scudetton.”

“Ne ate kohe Juventusi shihej favorit kryesor bashke me nje numer tjeter skuadrash qe shiheshin mbi Interin.”

“Pastaj ka rendesi fusha, tani jemi perpara por deri ne fund do te kete nje lufte te hapur me Milan dhe Napolin bashke me Atalanten. Do duhet te perballemi me te gjithe me shume bindje ne forcat tona.”

Do te rigjeni Calhanoglu, ndersa Juventusi ka shume mungesa. Keto ndeshje mund te kalohen me sukses duke dhene pergjegjesite e duhura?

“Juventusi eshte nje skuader me nje kontigjent te rendesishem dhe Allegri e di se si do te zevendesoje ata qe do te mungojne.”

“E sigurt qe neser kane rekuperuar Bonuccin dhe Chiellinin qe jane dy lojtare shume te rendesishem. I uroj te kaluara Chiesas nderkohe.”

“Nuk e njoh personalisht, por i njoh babain qe ka luajtur me mua te Lazio. Chiesa eshte nje pasuri e Italise.”

Cfare ka ndryshuar per Interin qe nga ndeshja e fundit qe eshte bere ne kamionat?

“Ne ate ndeshje ne menduam se e fituam por pastaj ndodhi ajo penallti qe te gjithe e kemi pare. Kane kaluar disa muaj, nga ajo ndeshje jane rritur te dy skuadrat.”

“Ishte nje ndeshje e luajtur mire, ndihej edhe klasifikimi per dy skuadrat ne ate moment. Ishte nje ndeshje jo shum e bukur e luajtur mbi nje presion te madh.”

Eshte me e thjeshte te kesh te besh me nje dhome zhveshje kur ke nje kapiten si Handanovic?

“Une kam pasur disponueshmeri te larte nga te gjithe qe prej fillimit. Kam luajtur me Handanovic dhe Kolarov ne karriere, kane qene nje ndihme e madhe.”

“Kolarov e ka merituar te luaje me shume por une duhet te ben disa zgjedhje. Te kem luajtur me ta me ka ndihmuar, por te dy ata jane te rendesishem.”

“Nuk duhet harruar qe une ketu jam mirepritur nga shoqeria, nga tifozet dhe nga skuadra. Pastaj cdo gje behet me e thjeshte.”

Sa mund te ndikoje te motivimi juaj ajo qe ndodhi ne kampionat me Juventusin jo shume kohe me pare?

“Motivimi me shume mendoj se do te vije nga atmosfera, nga fakti qe do te jete nje finale, qe ne do e luajme ne stadiumin tone te ndare ne dysh. Nuk ka hakmarrje, kush fiton ndeshjen merr trofeun ne shtepi.”

Le te flasim pak per sulmuesit. Si jane Dzeko dhe Correa?

“Sot kemi nje stervitje. Kemi luajtur te dielen, e kam pare edhe ne fushe se si jane ata. Mendoj se te gjithe jane ne gjendje te mire, edhe Dzeko por edhe Correa.”

“Kam fatin qe te kem kater sulmues qe jane mire. Dy luajne dhe dy shkojne ne pankine. Sa here zgjedh, zgjedh me funksionalet. Nuk ka qene kurre nje problem por nje resurs.”

Ti ke rekordin e perbashket me Scala dhe Mancinin qe ke mundur dy here Juventusin ne Superkupen e Italise. Ke ndonje gje te vecante per kete?

“Ne Superkupe une kam luajtur dy finale dhe me ka ecur mbare, edhe pse e kam nisur si jo favorit. Motiv krenarie por kam humbur edhe nje finale ne Kupen e Italise me Juventusin.”

“Do te jete nje ndeshje e bukur ne nje stadium si San Siro. E dime qe do te jete e veshtire, por do te japim 120%.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.