Agjenti i Lautaros i hedh benzine zjarrit: “Lautaro qendron, por do ishte bukur sikur Vlahovic…”
I intervistuar per Tuttosport, agjenti i Lautaro Martinez, Alejandro Camano, ka folur per here te disate keto dite per te ardhmen e El Toros.
Ai edhe njehere tjeter ka treguar se si deshira e argjentinasit eshte qe te qendroje tek Interi edhe ne te ardhmen.
“Lautaro eshte shume i lumtur ne Milano dhe te Interi. Kete gje e kam thene edhe me pare dhe e konfirmoj tani.”
“Ai eshte ne vitin e tij te pare me Inzaghin dhe po ben shume mire. Interi e vlereson dhe shpejt do te kemi te reja edhe per kontraten e tij.”
Nderkohe, Camano me pas ka folur edhe per idene e tij per te ardhmen e Dusan Vlahovic, duke i hedhur benzine edhe zjarrit:
“Nuk e njoh situaten e Vlahovic me detaje por mund te them se kemi te bejme me nje sulmues teper te mire.”
“Eshte i shpejte, teknik, i forte. Mund te luaje ne cdo skuader te madhe ne Itali, edhe tek Interi me Lautaron.”
“Me siguri do te ishte bukur nese ai do te vendose te qendroje ne Serie A, nje vlere e shtuar per te gjithe kampionatin. Te gjithe kemi nevoje per sulmuesa si ai dhe Lautaro ne Serie A.”