Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

325 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Po flitet shume pak, por te Interi pritet te ndodhe takimi me i rendesishem i koheve te fundit “Fillojne negociatat me…”

Po flitet shume pak, por te Interi pritet te ndodhe takimi me i rendesishem i koheve te fundit “Fillojne negociatat me…”
Inter Club Staff

“Po flitet shume pak, sepse ai meriton te jete gjithmone ne qender te vemendjes, por Interi gjithesesi ne javen e ardhshme ka te parashikuar nje nga takimet me te rendesishme te koheve te fundit.”

“Behet fjale per Brozovic. Takimi eshte vendosur. Deshire ka nga te dyja palet dhe kjo kontrate duhet nenshkruar sa me shpejt.”

Keshtu shprehet La Gazzetta dello Sport, e cila nuk perdor lojra fjalesh per te thene se palet duan te vazhdojne bashke.

“Inter dhe Marcelo Brozovic do te takohen ose diten e merkure ose diten e enjte. Ai do te jete hapi i pare zyrtar drejt rinovimit.”

“Nje takim qe tregon shume sepse nga te dyja palet ka nje sjellje pozitive dhe nje qellim te mire per te vazhduar perpara bashke.”

“Kroati eshte ne skadence kontrate ne qershorin e ardhshem dhe eshte ‘grumbulluar’ nga klubi (bashke me babain e tij te cilin e ka agjent) ne seline e klubit.”

“Te gjithe duan qendrimin dhe as nuk e cojne ndermend nje largim.”

Deshira e numrit 77 te Interit eshte qendrimi dhe kerkesa fillestare eshte 6 milione euro ne sezon bashke me bonuse.

Eshte nje deshire e ngjashme me ate te klubit, por vetem me nje diference prej 2 milione eurosh nga oferta qe ka ndermend te beje Interi.

Zikalterit nuk duan te shkojne me shume se shifra prej 4 milione eurosh ne sezon, shifer qe aktualisht lojtari i afrohet bashke me bonuse.

“Kjo eshte nje diference qe duhet limuar me negociata dhe me shume bindje. Interi ka besim, e di qe eshte nje hap i rendesishem ky, por ne te njejten kohe nuk e ndjejne rrezikun se klube te tjera te medha jane gati te bejne super oferta per te.”

“Prandaj ndihen te sigurt ne kete negociate. Me mire se Marotta keto situata nuk i njeh askush ne futbollin italian.”

“Brozo sot eshte larg shume nga ajo kohe kur muaj me pare ishte afer nje shkembimi me Paredes dhe me Interin qe mund ta shiste.”

“Inzaghi e cileson lojtarin me qendror per lojen e tij”, shkruan e perditshmja italine e cila e etiketon ate si lojtarin me te rendesishem te mesfushes interiste per tranjerin italian.

“Titullariteti i Brozovic nuk eshte kurre ne diskutim: Interi nuk mund ti lejoje vetes qe ta humbje nje lojtar si ai.”

“Ne skuadren zikalter nuk ka asnje alternative per 28 vjecarin nga Zagrebi dhe prandaj duhet nxituar ne rinovimin. Jo nga frika se mund te ike, por nga frika se mund te mos gjendet dot nje i dyte si ai.”

“Cfare kuptimi ka te investohen miliona e miliona te tjere per nje regjist kur ti ke ne shtepi nje nder me te miret?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.