Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

874 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare super goditje mund te beje Marotta ne mesfushe? “Endrra ka vetem nje emer.”

Inter, cfare super goditje mund te beje Marotta ne mesfushe? “Endrra ka vetem nje emer.”
Inter Club Staff

Lukaku, Sanchez, Eriksen, Young e Moses. Jane keta lojtaret e Interit qe kane ardhur nga Premier League ne 12 muajt e fundit.

Ose me sakte, qe prej momentit kur tek Interi eshte ulur ne pankine Antonio Conte.

Lista mund te zgjatet akoma me shume, duke pare se tranjeri nga Lecce kerkon te sjelle ne Milano edhe Emerson Palmieri dhe mbi te gjitha nje mesfushor fizik per te zevendesuar Vecinon.

Pas Eriksen, prozhektoret e Marottas dhe Ausilios jane ende tek shtepia e Tottenham ne Londer.

Kete gje e shpjegon Corriere dello Sport, e cila tregon se ardhja e Hojbjerg nga Southampton mund te thote per Spurs se ata jane gati te shesin njerin prej Tanguy Ndombele ose Moussa Sissoko.

Behet fjale per dy mesfushore shume fizik, perfekt per skemen e 3-4-1-2 te Contes.

Ideja eshte ajo e nje shkembimi me Mourinhon qe ka humbur Vertonghen dhe eshte i interesuar per Milan Skriniar dhe pelqen shume Marcelo Brozovic.

Sllovaku nuk konsiderohet me i pashitshem nga Conte dhe mund te jete lojtari i duhur per tu shkembyer me ish-lojtarin e Lyon.

Ai eshte paguar 60 milione euro plus 10 milione bonuse vitin e kaluar, por kete sezon ka zhgenjyer ne Londer. Ky operacion do te ishte shume i ngjashem me ate Pjanic-Arthur qe u be nga Barcelona dhe Juventusi.

Nderkohe, endrra e madhe e Contes quhet N’Golo Kante, lojtar i tij ne koherat e Chelsea.

Ai eshte agresiv dhe dinamik, por edhe ekspert dhe i mesuar te fitoje. Profili perfekt edhe pse per cmimin jo dhe aq: vleresimi i francezit eshte rreht 60 milione euro.

Ne kete liste ndodhet edhe Tiémoué Bakayoko, ish-lojtar i Milanit qe ndodhet tek Chelsea, por qe nuk bind edhe aq. Nderkohe, Pogba me kete moment eshte i paarritshem.

Ne oret e fundit ka dale ne pah edhe emri i Wilfred Ndidi, nigeriani qe luan tek Leicester: “Per forcen dhe dinamiken, shihet si nje lojtar me prespektive per Serie A”, shkruan Corriere dello Sport.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.