
Legjenda Cambiasso jep nje keshille per Interin: “Ja cfare duhet te bejme ne Liverpool. Une jam i bindur se pas…”
Esteban Cambiasso, legjenda e Interit duket se beson fort te nje permbysje e Interit ne Anfield Road te marten.
Per kete gje ai ka folur per Sky Sport 24 ku ka dhene mendimin e tij per ndeshjen ndaj Liverpool, ku zikalterit e nisin gjithcka nga nje 0-2.
“E vetmja gje e sigurt ne kete mes eshte se nuk ekziston fjala e pamundur ne futboll. Sidomos ne keto kohe qe po flasim sot.”
“Ne sport dhe ne jete kjo fjale nuk ekziston. Gjithmone e ka nje mundesi, gjithmone mund te arrihet ajo qe kerkon.”
“Te shkosh ne Liverpool dhe te mendosh se gjithcka eshte mbyllur do te ishte nje gabim shume i rende per te gjithe.”
“Eshte koha qe te luhet gjithcka me Liverpool dhe mendoj se Simone Inzaghi e di kete gje me mire se te gjithe.”
“Eshte ai qe i shikon lojtaret cdo dite dhe e di shume mire se asgje nuk perfundon me 90 minuta por me 180 te tilla.”
“Mendoj se Inter do te jete me e bindur pas rezultatit te se premtes. Keshille? Te kene besim te vetja, te marten do te shihet. Por besimi fitohet edhe me ndeshje si ato te se premtes.”