Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

659 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ambrosini i habitur: “Me sa duket shume e kane pasur gabim. Nuk eshte e vertete qe Interi…”

Ambrosini i habitur: “Me sa duket shume e kane pasur gabim. Nuk eshte e vertete qe Interi…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme per te folur per Interin eshte ndalur nje tjeter ish-lojtar i Milanit pas Shevcenkos, Massimo Ambrosini.

Te flase dhe te jape opioninet e tij tashme eshte nje pune per Ambrosinin sepse ai eshte nje nga opinionistat fiks te DAZN ne Itali.

Ai ka dashur te ndalet te skuadra zikalter dhe komenti i tij eshte nisur pikerisht nga shitjet e medha te veres: Hakimi de Lukaku.

“Me duket se shume e kane pasur gabim ne ate qe kane thene per Interin ne fillim te ketij sezoni apo gjate veres.”

“Une nuk shoh ndonje inter te ridimensionuar apo qe ka ndryshuar objektivat e saj per kete sezon te ri pas Skudetos se fituar.”

“E vertete qe eshte shitur dikush, por nuk eshte e vertete qe Interi e ka ulur niveli ne saj ne krahasim me vjet. Mund te jete dobesuar pak, por ka super lojtare.”

“Eshte pa dy lojtare te rendesishem, po, por i ka zevendesuar dhe ka nje baze qe i japin asaj mundesine te quhet favorite. Baza eshte kjo: jane favorite”, e ka mbyllur mendimin e tij ish-mesfushori i Milanit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.