Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,635 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ansa – Inter, jo vetem Alexis Sanchez: nje hap larg Interit eshte edhe nje lojtar tjeter

Ansa – Inter, jo vetem Alexis Sanchez: nje hap larg Interit eshte edhe nje lojtar tjeter
Inter Club Staff

(ANSA) – MILANO, 18 GUSHT – Alexis Sanchez eshte me te vertete nje hap larg Interit te Contes.

Ka qene pikerisht ky i fundit ai qe e ka kerkuar me ngulm lojtarin e Manchester United qe tashme eshte shume afer trasnferimit ne Milano.

Klubi zikalter po punon shume qe te mbylle sa me shpejt marreveshjen me anglezet: operacioni mund te mbyllet qe ne oret e para te mengjesit italian.

Mendohet se transferimi do te jete nje huazim (falas ose lehtesisht me pagese) me te drejte blerje per 15 milione euro. Anglezet pritet te paguajne nje pjese mjaft te madhe te rroges se Sanchez nderkohe.

Ish-lojtari i Udineses ne pritje qe te mbyllet marreveshja eshte gati te fluturoje menjehere per ne Milano dhe mund te vije ndermjet te henes dhe te martes. Gjithcka varet se si do te evoloje operacioni i transferimit te tij,.

Por nderkohe Alexis Sanchez nuk eshte i vetmi lojtar shume afer Interit ne keto caste: sipas lajmeve te fundit, shume afer Interit eshte edhe lojtari i dale nga akademia zikalter qe aktualisht luan me Fiorentinen, Cristiano Biraghi.

Lojtari i majte do e nise nga pankina ndeshjen e Kupes se Italise kunder Monzes dhe mund te transferohet brenda kesaj jave ne Milano. Edhe ai ne huazim me te drejte blerje.

Cristiano Biraghi eshte nje blerje shume e rendesishme edhe per sa i perket Listes se Champions League sepse eshte nje produkt i Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.