Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

744 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ansa – PSG feston kampionatin duke blere nje ish-lojtar te Interit. Kosto? Vetem 25 milione euro!

Ansa – PSG feston kampionatin duke blere nje ish-lojtar te Interit. Kosto? Vetem 25 milione euro!
Inter Club Staff

Feste kampionati per Paris Saint Germain dhe menjehere nje blerje e re nga ana e sheikut qe ka ne pronesi francezet. 

Klubi parizien keshtu eshte shpallur kampione perpara kohe dhe ndalesa e futbollit atje eshte vendosur direkt nga Qeveria.

Sipas mediave portugeze nderkohe, Paris Saint Germain ka filluar menjehere merkaton e sezonit te ardhshem.

Behet fjale per nje ish-lojtar te Interit qe ka luajtur ne Milano nje sezon dhe qe ka qene i kerkuar edhe nga klubi zikalter ne kete merkato.

Po flasim per Alex Telles, qe ne drejtimin e Mancinit luajti goxha ndeshje me bluzen zikalter vite me pare.

Ai aktualisht ndodhet tek Porto ku ka shkelqyer me klubin portugez. Sipas te perditshmes portugeze, O Jogo, marreveshja eshte arritur per 25 milione euro.

Alex Telles ka shenuar 8 gola dhe 5 assist ne fazen e pare te sezonit deri kur kampionati u ndal per shkak te emergjences.

Ai eshte 27 vjec dhe keshtu eshte futur ne planet e Tuchel ku do te marre vendin e Kurzawa ne fund kontrate.

Ai eshte nje nga pendesat e Interit duke pare se zikalterit nuk besuan tek ai dhe braziliani arriti te shkelqeje ne eksperiencen e tij tek Porto.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.