Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

730 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milan Skriniar nxjer komplet bllof Lukakun: “Ai qe ne fillim te veres na kishte thene se…”

Milan Skriniar nxjer komplet bllof Lukakun: “Ai qe ne fillim te veres na kishte thene se…”
Inter Club Staff

26 vjec, ka arritur te marre gradat e nje senatore te rendesishem. Ai ka nje emer qe nuk pelqehet shume (Milan), por nje zemer totalisht zikalter.

Milan Skriniar ka dhene nje interviste per Corriere della Sera perpara se te niset me pushime dhe ai ka folur per shume gjera interesnate.

Ke ardhur te Sampdoria per 1 milione dhe ke kaluar te Interi per 34. A e prisje te fitoje Scudetton me zikalterit?

“Enderroja. E dija qe do te vija te nje klub historik, edhe pse ishte ne veshtiresi. Ishte Spalletti qe donte te bente mire.”

Giampaolo dhe Spalletti me kater dhe Conte dhe Inzaghi me tre. Ndryshimi si ka qene=

“I veshtire. Nuk kisha luajtur kurre me tre. E kisha te veshtire. Conte eshte treguar i zoti, me shpjegonte levizjet, edhe me video.”

Nga kater tranjeret, cfare ke marre pas?

“Giampaolo shpjegon cdo gje, duhet te mbash linjen milimetrike, te shohesh shoket: me ka mesuar shume.”

“Spalletti luante pak a shume njesoj. Conte nje gjeneral, te fut ne mendje nje mentalitet fitues edhe kur e ke te veshtire.”

“Inzaghi eshte si nje shok skuadre, te kupton, flet me ty, ben shaka dhe qesh me ne. Me Conte behej shaka, po, por me shume pasi kishim fituar Scudetton.”

Shoket e skuadres thone se ndihen me te lire me Inzaghin. Per ty si eshte?

“Jam dakord, shihet ne fushe. Si mbrojtes i trete ndihem mire edhe ne sulm.”

Vitin e kaluar eshte folur shume per nje shitje. Do ju pelqente nje eksperience jashte? Ne cfare pike eshte rinovimi?

“Nje eksperience jashte nuk te ben asnjehere keq, por tek Interi dhe ne Milano ndihem super. Nuk mendoj te largohem fare, jam i lumtur.”

“Per asnjehere nuk i dihet cfare ndodh. Per rinovimin nuk kemi folur akoma, kam nje kontrate deri ne 2023.”

“Sulmuesi me i veshtire per tu markuar?

“Lukaku, per fat e kisha kunder vetem ne stervitje. Eshte i madh, i shpejte, i kompletuar: nuk ka nje te tille kaq te forte dhe te shpejte.”

“Dzeko ishte i veshtire, mbron topin mire. Suarez dhe Benzema dy djaj. Tani perballem me shume me lojtare krahu: Vinicius, Hazard. Ne Itali me vjen ne mendje Chiesa. Pastaj Messi dhe Ronaldo jane top.”

Si pergatitesh?

“Studioj. Shoh video, flasm e shoket, kuptoj levizjet dhe fintet, por jane shume te zotet per te bere te mendosh dicka tjeter ne fushe.”

Ka pasur ndonje moment vitin e kaluar kur ke menduar se nuk do te fitonit dot?

“Kur kemi dale nga Champions ka qene e shemtuar. Por ne fund na ka ndihmuar te fitojme Scudetton. Ka qene nje eleminim qe na ka bashkuar.”

Si e ke pare largimin e Lukaku dhe Hakimi? Si e ke perjetuar?

“Flitej. Hakimi nuk ka ardhur me pas fundit te sezonit. Lukaku e thoshte qe ne fillim te veres se nese do te dilte mundesia do te largohej. Por klubi u tregua fantastik duke marre lojtare te mire.”

Shoket me te cilet je me i lidhur?

“Bastoni dhe Dimarco, por edhe Barella, Cordaz dhe Ranocchia. Jemi shume kohe bashke dhe me nje grup prej 10 lojtaresh ndahet pak a shume gjithcka.”

A te ka prekur drama Eriksen? Si e ke perjetuar?

“Isha ne Europian. Po shikoja TV, telekronisti fliste rusisht, nuk po kuptoja asgje. Shikoja nje lojtar ne toke. Pastaj nga Interi na kane qetesuar.”

“Ne bejme nje pune te bukur, paguhemi mire, por jeta nje eshte. Kam reflektuar shume. Nuk dua te mendoj se mund te me ndodhe dicka e tille.”

Si vitin e kaluar e keni nisur ngadale. Inter duket nje sprinter qe e nis keq vetem prej pengesave fillestare. Pse?

“E pyes edhe une veten. Eshte nje ceshtje fizike mbase. Por eshte edhe nje tregues se si skuadra nuk dorezohet kurre.”

Pse ne Europe e keni me te veshtire se ne Itali?

“Ne Serie A punohet shume te taktika, nuk luhet perpara por prapa me shume me mendje. Anglezet ecin ecin ecin.”

“Me Real kemi bere mire, por nese peson nje gol nga 25 metra ne cep te portes behet e veshtire. Duhet te jemi me konkret.”

Sa shanse ka Interi me Liverpool? 

“Besoj te ky Inter, mund te bejme mire sidomos ne San Siro. Do te shkojme gati edhe pse kalendari i janarit eshte shume i forte bashke me shkurtin.”

Shume ndeshje? Keni frike nga demtimet?

“Une dua te luaj gjithmone, por forca per te bere 60 ndeshje ne vit nuk eshte.”

Stadiumi qe te emocionon me shume? San Siro nuk quhet.

“Ai i Tottenham dhe Zenit, te rinj dhe modern. Si atmosfere pastaj ai i Borussia Dortmund. Aty kemi gabuar. Po i masakronim dhe na e kthyen 3-2. Ah si u nevrikos atehere Conte pas asaj ndeshje…”

Inter favorite per titull?

“Mendoj se po. Kalon shume nga grupi, ne jemi te bashkuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.