Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

655 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Antonio Cassano zbulon gjithcka: “Ja cfare na tha Stramaccioni para Juve-Inter 1-3: na mbylli ne nje dhome…”

Antonio Cassano zbulon gjithcka: “Ja cfare na tha Stramaccioni para Juve-Inter 1-3: na mbylli ne nje dhome…”
Inter Club Staff

Si gjithmone i ftuar per Bobo TV, Antonio Cassano e ka nisur diskutimin e tij per temen Inter duke mbushur me elozhe Alexis Sanchez.

“Ketu kemi pare nje Sanchez qe eshte i papermbajtshem. Ai ne fazen e pare humbi nje penallti ndaj Samp kur ishte me i miri ne fushe.”

“Eshte nje super kampion, mjafton te them se ku ai ka luajtur: mua me cmend si lojtar. Nje kryeveper lojtar eshte.”

Nderkohe, pak dite perpara Inter-Juventus, ai zbulon se cfare Stamaccioni i tha lojtareve perpara fitores 1-3 ne Juventus Stadium.

“Kur kemi fituar 1-3 ne Juventus Stadium kemi bere nje ndeshje shume te madhe. Stramaccioni me therriti mua, Palacion dhe Militon ne nje dhome vec nje nate para dhe na tha: duhet te luajme ‘tek per tek’ ndaj tyre.”

“Ne te tre pame njeri-tjetrin dhe nuk dinim cfare te thonim. Por ai kishte gjetur taktiken e duhur. Ne ate dite pash Juventusin te zhytyr ne veshtiresi ndaj nesh.”

“Juan Jesus beri te tretin e mbrojtjes dhe shkonte te gjente Vidal edhe ne shtepine e tij sepse e ndiqte kemba kembes.”

“Kemi luajtur me 1 kunder 1 tere kohes dhe kemi bere nje super ndeshje. Ne fund te nentorit ishim -1 nga Juvnetusi por pastaj humbem ne Bergamo dhe shkuam ne -4. Nga aty nuk e kuptova cfare ndodhi.”

“Kishim nje skuader te mire, jo per Triplete, por me pas arritem ne vend te nente. Nuk e di cfare ndodhi vertete, por kishte shume veshtiresi.”

“Nga skuadrat e medha, Interi eshte skuadra ku jam ndjere me mire. Te Milani kam qene si zot, te Real kam qene mire brenda dhe jashte fushe, ne Rome isha nje Mbret.”

“Por ne Appiano ishte dicka e cmendur. Qendroja aty 24 ore nga 24. Pastaj ishte edhe ndryshimi i pronesise me Thohir, pastaj me Suning qe po ve edhe bazat qe Interi te rikthehet ai i 2010.”

“Me te gjithe dashurine qe une kam per Interin, kam nje mije dyshime per tranjerin qe Interi ka. Jo per Italine, sepse mund te ndodhe qe Juventusi te mbylle ciklin e saj 9 vjecar dhe mund te fitohen disa Skudeto.”

“Por ne Europe sipas meje Interi do te vazhdoje te vuaje shume, Conte e ka treguar se cfare tranjeri eshte.”

“Nuk shikoj se si mund te permiresohet ai ne Europe. Por nese ja del, atehere do jem i pari qe do i kerkoj falje dhe do i them qe kam gabuar.”

“Por 10 vite tranjer, ai gjithmone maksimumi te fiton Kampionatin. Te shohim cfare do te ndodhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.