Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

936 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta zbulon gjithcka: “Lukaku shume i shqetesuar. Dje eshte telefonuar nga klubi per…”

Inter, Gazzetta zbulon gjithcka: “Lukaku shume i shqetesuar. Dje eshte telefonuar nga klubi per…”
Inter Club Staff

“Do te linde nje Inter tjeter. Po lind gjithesesi me shenjen e Romelu Lukaku. Dje, sot dhe neser gjithashtu: vazhdimesia eshte e garantuar”.

Keshtu hapet sot artikulli i La Gazzetta dello Sport per sa i perket Romelu Lukaku dhe ate qe pritet te ndodhe.

Sulmuesi belg eshte pare shume i shqetesuar dhe eshte prekur shume nga largimi i Contes qe nuk pritej dhe mezi eshte kaperdire.

“Drejtuesit kane telefonuar diten e djeshme sulmuesin. E kane siguruar, e kane… ngrohur pak. I kane shpjeguar qarte projektin e Interit qe deshiron te mbetet fitues.”

“Pavarsisht largimit te Contes, jeta vazhdon. I kane pershkruar Interin qe do te vije, me vetem nje lojtar te shitur me shume mundesi.”

“Prandaj, ata kane dashur ti thone Lukakut se zemra e Interit nuk do te preket”. Nderkohe, La Gazzetta dello Sport shton se si do i takoje me pas edhe presidentit Zhang te flase me Lukakun.

Big Rom ka reaguar shume mire pas kesaj telefonate, nuk ka manifestuar vuajtje apo pasiguri per te ardhmen.

“Ndermjet Interit dhe Simone Inzaghit ka pasur disa kontakte te ndryshme, takime virtuale, ku eshte folur per shume gjera.”

“Por per Inzaghin, Romelu Lukaku mbetet emri me qendror i ketij Interi, dhe ai do te udheheqe skuadren zikalter.”

“Edhe per teknikun e ri te Interit, The Big Rom mbetet nje pike referimi per gjithe skuadren dhe gjithcka do te filloje nga ai.”

“Nderkohe, Inzaghi, ne momentin qe ka marre oferten per Interin, i eshte bere i qarte projekti i ardhshem i Interit.”

“Ai ka marre siguri se blloku i lojtareve te Contes nuk do te preket dhe ai do te trashigoje nje skuader ne lartesine e Kampioneve te Italise.”

“Tashme koha do e tregoje se cfare do te ndodhe, por te pakten Romelu Lukaku eshte i qete tashme. Ka marre sigurite qe ka kerkuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.