Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

450 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet gjesti i madh i Contes qe ka bere per vete gjithe skuadren: “Te gjithe lojtaret kane vleresuar faktin qe…”

Inter, zbulohet gjesti i madh i Contes qe ka bere per vete gjithe skuadren: “Te gjithe lojtaret kane vleresuar faktin qe…”
Inter Club Staff

Arkitekti kryesor i vendit te pare ne klasifikim per Interin eshte me siguri tranjeri i zikalterve, Antonio Conte.

Tekniku, me punen ne fushe qe duket ndeshje pas ndeshje, ka ditur te punoje fort me mendjen e lojtarev eduke i dhene atyre besimin e duhur.

Ne nje periudhe kaq te veshtire te klubit, nuk ka qene e thjeshte per te mbajtur bashke nje skuader si ajo e Interit.

Por kjo nuk ka qene nje pune e lehte dhe ka qene nje gjest ne vecanti ai qe ka bere skuadren ta vleresoje shume teknikun. Kete gje e zbulon sot Corriere dello Sport.

“Roli i tij ka qene shume i rendesishem. Tensionet e krijuara (ne publik apo ne privat), sezonin e kaluar per disa motive te ndryshme jane zhdukur totalisht kete sezon.”

“Duket se menyra e qarte me te cilat Suning ka komunikuar veshtiresite tek ai, ka larguar pak presion nga tranjeri dhe ai eshte ndjere me i lire, duke ndihmuar keshtu te gjithe ambientin qe te largoje energjine negative.”

“Te pakten ne Appiano Gentile, nga jashte, duket se eleminimi nga kupat ne vend qe te kthehet ne nje boomerang negativ, eshte kthyer ne nje force per te luftuar fort per Serie A.”

“Shume mendojne se Interi eshte skuadra pretendente numer nje per te fituar kampionatin, por Conte asnjehere nuk e ka pranuar kete gje publikisht.”

“Tranjeri nderkohe ka kuptuar edhe lodhjen mendore qe ka pasur skuadra per shkak te pushimeve te pakta vjet, dhe ka ulur shume stervitjen atletike, duke mos i bere lojtaret qe te ezaurohen fizikisht.”

“Ky gjest eshte vleresuar shume nga skuadra, duke qene se ndryshimi i stervitjes se ketij sezoni me ate vjet nga ana atletike, eshte si nata me diten.”

“Por nuk eshte e vetmja gje: Conte i ka shtuar shume ditet e pushimeve, duke i lene lojtareve te kalojne me shume kohe me familjet, apo duke anulluar shpesh here ate grumbullimin nje nate perpara ndeshjeve ne Appiano.”

“Pikerisht keto kane qene gjeste qe jane vleresuar shume nga skuadra, qe jane ndjere teper te mbrojtur nga tekniku, dhe shumica prej tyre, jane gati te japin gjithcka per te. Edhe ata qe luajne me pak madje.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.