Merkato, del ne pah nje emer totalisht i ri per Interin? “Eshte 20 vjec, vlen plot 15 milione euro: Marotta…”
Ka nje emer totalisht te ri per merkaton e Interit ne prag te sezonit te ardhshem i cili eshte zbuluar vetem sot per here te pare.
Eshte nje emer qe ka te beje me te ardhmen, duke qene se behet fjale per nje nga talentet me te mire te rinj te Jupiler League (ne Belgjike).
Ai ka qene nje nga lojtaret qe ka shkelqyer me skuadren e Bruges qe po dominon kampionatin deri me tani.
Pavarsisht se ai sapo ka mbushur 20 vjec (ne 4 janar), Odilon Kossounou, mbrojtes qendror nga Bregu i Fildishte (qe ka lindur si mesfushor ne futboll), i ka cmendur te gjithe.
“Ai ka lindur ne ASEC Mimosas, klub i vendit te tij ku ka dale ne pah edhe nje nga lojtaret me te mire te dekades se fundit, Yaya Toure.”
“Kassanou eshte rritur ne menyre eksponenciale ne 18 muajt e fundit, qe prej transferimit te Bruges Hammarby per 3 milione euro.”
“Tani qe po flasim, vlera e tij eshte katerfishuar, sidomos pasi eshte perballur pa ju dridhur qerpiku perpara Mbappe, Haaland dhe Immobile. Aty Kassanou ka terhequr vemendjen e shume klubeve eurpiane me Interin perfshire.”
“E ardhmja ne nje skuader te madhe, mbase ne Itali, per te eshte nje opsion i mundshem. Mbi te eshte edhe Milani dhe Interi, te cilet kane vezhguar nga afer lojtarin, por Marotta ka vene pas tij edhe diaa vezhgues qe e ndjekin ne menyre te rregullt ate.”