Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,218 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FALEMINDERIT PER DASHURINE TUAJ

FALEMINDERIT PER DASHURINE TUAJ
Xhorxh Gellci

Letra e shkruar nga Kapiteni Javier Zanetti per tifozet e Interit dhe Argjentines, per sportivet e cdo skuadre dhe per kampionet e shumte me te cilet ka ndare nje aventure te gjate ne fushe.

Te dashur tifoze te Interit, te dashur sportive te cdo Skudre: faleminderit!

Faleminderit qe keni rrethuar mua dhe familjen time, ne nje perqafim dashurie, tifozlleku, respekti dhe miqesie ne ditet e ndeshjeve time te fundit ne fushe. Nje leksion i bukur sporti dhe ndjenjash!

Faleminderit!

Ne jeten time si futbollist kam vendosur shume impenjim, ne stervitje, ne fushe, ne raportet me tifozet, ne palester pas demtimeve, ne aktivitetet e Fondacionit PUPI, duke menduar qe futbolli nuk eshte vetem sporti me i bikur dhe puna me e lumtur, por qe topi i futbollit, pavaresisht se luhet para syve te gjithe botes apo mes kater miqsh, te jete shkolle vlerash dhe ndjenjash.

Keshtu me ka mesuar babai im kur ishte nje nepunes i thjeshte. Keshtu me keni mesuar ju me afeksionin tuaj!

Te dashur tifoze te Interit, do jeni gjithmone ne zemren time, me ngjyrat tona, flamurat tane, stilin tone. Shpresoj t’i sherbej klubit si drejtues ashtu si ne fushe me numrin 4, Kapiten brenda fushe dhe jashte saj. Ne ditet e Kupave dhe ne ditet qe mundohemi t’i harrojme, kemi qene gjithmone bashke, si interista, dhe do te qendrojme gjithmone bashke.

Te dashur tifoze te Argjentines, kam nderin te kem veshur fanellen bardhekalter si Kapiten, pres me ju nje tjeter fitore, do te jem tifoz gjithmone, ne rreshtin e pare, per te kercyer ne divanin e mamit pas nje goli, njelloj sikur te isha femije.

Te dashur miq kampione qe me keni pershendetur me perqafimin qe shume here e kemi dhene ne fushe, ndoshta pas nje sfide e bukur, te dashur tifoze te skuadrave te tjera, rivaliteti sportiv i ben te medhaja fitoret dhe te pranueshme humbjet. Te perballesh ne fushe e ben sportin nje model jete. Ku nuk ka rendesi lojtari individual por skuadra dhe ku golat e shenuar dhe te pesuar na mesojne gjithmone nje leksion.

Prandaj faleminderit. Kapiteni pershendet por nuk i var kepucet ne asnje gozhde: Ndeshja e Pafund per nje sport idealesh sapo ka filluar!

Javier Zanetti 4 Ever

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.