Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

543 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SKY – “Nje demtim muskular per nje nga lojtaret zikalter sot ne Appiano: pas Vidal, edhe…”

E FUNDIT NGA SKY – “Nje demtim muskular per nje nga lojtaret zikalter sot ne Appiano: pas Vidal, edhe…”
Inter Club Staff

Derby i Milanos po afrohet me ritme te shpejta, por me sa duket, nuk eshte se ka shume lajme te mira nga Appiano Gentile.

Nderkohe qe priten lajme te mira per sa i perket gjendjes fizike te Arturo Vidal, nje tjeter lojtar i eshte shtuar listes se mungesave me shume mundesi per ndeshjen ndaj Milanit.

Keshtu, sipas asaj qe tregon Sky Sport, gjithcka ka te beje me lojtarin italian te zikalterve, Stefano Sensi.

Ai gjate stervitjes se sotme me sa duket ka pesuar nje demtim, qe per fatin e tij te keq, eshte i disati ne nje periudhe te shkurter kohore.

“Me sa duket Stefano Sensi, sipas burimeve te fundit qe vine nga Appiano Gentile, ka pesuar sot nje demtim muskular.”

“Lojtari e ka mbyllur me heret se shoket e tij stervitjen dhe ne oret ne vazhdim, me shume mundesi neser, do te beje edhe disa teste te tjera.”

“Mendohet se tashme mungesa e tij ne derbi eshte e sigurt, duke qene se ka edhe shume pak dite deri te kjo ndeshje.”

“Nderkohe, bashke me te, per tu vleresuar edhe situata e Vidal, qe eshte raportuar se eshte rikthyer te stervitet, por ende nuk dihet nese do te jete gati per me Milanin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.