Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

616 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Asamoah perjashtohet nga tranjeri i kombetares se Ganes: ja arsyet e vendimit

Asamoah perjashtohet nga tranjeri i kombetares se Ganes: ja arsyet e vendimit
Inter Club Staff

Nuk eshte aspak nje moment i mire per Kwadwo Asamoah ky qe po kalon tani.

Pasi eshte rikthyer prej pak ditesh ne Kombetaren e Ganes pas nje mungese te gjate, mbrojtesi i krahut te majte te Interit, Asamoah, mund te mos luaje me kurre per kombetaren e tij.

Pankina ne ndeshjen e perpara disa diteve ndaj Kenya dhe perjashtimi nga miqesorja e sotme e tregojne shume mire kete moment te keq per te.

Por cfare ka ndodhur qe ka bere qe Asamoah te mos jete pjese e kombetares se tij ne keto dy ndeshje?

Zyrtarisht lojtari ka braktisur grumbullimin per shkak se duhet te bente disa terapi per shkak te nje demtimi, por ne realitet e verteta eshte nje tjeter.

Nga lajmet qe vijne nga Ghana Soccer Net, ne fakt, Asamoah ka refuzuar te luaje per kombetaren sepse nuk deshironte me te luante si mbrojtes i krahut te majte.

Ai ishte grumbulluar nga tekniku i Ganes, Appiah pikerisht per kete rol, por ai e ka refuzuar duke deklaruar se i ka ardhur ne maje te hundes duke luajtur ne mbrojtje.

Me sa duket, lojtari i krahut zikalter i ka kerkuar tranjerit qe ta aktivizoje ne mesfushe, pavarsisht se ne stervitje ai ishte provuar si mbrojtes krahu.

Por pas kesaj kerkese ka pasur nje zenke me tranjerin dhe ai ka vendosur per ta nxjere jashte skuadre dhe per te mos e aktivizuar.

Ne kete moment eshte ne pikepyetje te madhe nje grumbullim i ardhshem tek kombetarja e vendit te tij pas kesaj ngjarje.

Nga Interi nderkohe bejne me dije se nuk kane marre asnje lajm rreth ndonje demtimi te mundshem apo terapie qe po zhvillon Asamoah dhe sipas tyre ai eshte i grumbullueshem per ndeshjen ndaj Lazios.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.