Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 21, 2018

Scroll to top

Top

1,399 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio 3 dite ne Londer per Lennon. Guarin? Befasi, Spurs jane te interesuar per…

Ausilio 3 dite ne Londer per Lennon. Guarin? Befasi, Spurs jane te interesuar per…
Bujar Berishaj

Vazhdon kerkimi ngulmes per nje sulmues krahu per te ia dhuruar Roberto Mancinit dhe Gazzetta dello Sport zhvendos fokusin ne nje emer te vjeter te Inter, qe ishte i paarritshem para pak kohesh por tani eshte plotesisht i arritshem.

Po flasim per Aaron Lennon, sulmues krahu 27 vjecar i Tottenham Hotspur ne skadence kontrate ne 2016 dhe me nje deshire te madhe per te provuar nje eksperience te re pas 10 vitesh te Spurs.

Kontaktet kane nisur nga Piero Ausilio ne fillim te dhjetorit, dirigjenti zikalter ka qendruar ne Londer 3 dite, kohe e duhur per te kuptuar nese Guarin mund te jete shkembimi i duhur per te ardhur Lennon. Nuk eshte hera e pare qe Inter kerkon te perfshij kolumbianin ne nje tratative me anglezet, ne janarin e kaluar kishte provuar te sjell Lamelan ne Itali, por, asgje.

Sulmuesi i Spurs po luan pak ne Premier League kurse ne Europa League paraqitjet e tij jane me te shpeshta. Per te nuk mungon interesi i skuadrave tjera, Hull City dhe QPR mbi te gjitha por eshte ndjenja qe Inter mund te jete ne avantazh, edhe sepse anglezet jane te interesuar per Alvaro Pereira, qe ne Brazil ka bindur me paraqitjet e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.