Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,407 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Kerkojme dy sulmues te forte. Hernanes ok, Kovacic me te ardhme. Vendi i 3-te objektiv. Guaro-Osvaldo…”

Mancini: “Kerkojme dy sulmues te forte. Hernanes ok, Kovacic me te ardhme. Vendi i 3-te objektiv. Guaro-Osvaldo…”
Bujar Berishaj

Inter 20 pike, Milan 24 pike dhe Lazio 26 pike. Interi pret Lazion, Milani i shkon Romes ne Olimpico. Ndeshje e rendesishme per te iu afruar vendit te 3-te ne javen e 16 te Serie A. Roberto Mancini i pergjigjet pyetjeve te gazetareve ne Appiano Gentile, keto jane fjalet e tij:

Si ka shkuar kjo jave e punes?
“Shume mire, djemte po rriten dhe po permiresohen. Edhe javen e kaluar ishin ne gjendje te mire, por gjeja e rendesishme eshte te vazhdojme keshtu. Fitorja ne Verona na ka bere mire.”

Si eshte Hernanes? Do te grumbullohet?
“Eshte shume me mire, por nuk eshte ne gjendje te luaj 90 minuta. Mund te futet ne fushe gjate ndeshjes.”

Kovacic ne rolin e trekuartistit eshte fondamental?
“Absolutisht, por mendoj se mund te bej edhe me shume. Kualiteti i tij e lejon te bej gola, ka akoma vend per tu permiresuar.”

Jeni dakord me idete e Contes?
“Kam derguar Nuciarin sepse jemi kthyer ne 3 te mengjesit nga Verona, por di cdo gje natyrisht. Per disa gjera nuk jam dakord, por ai ka paraqitur problematikat tipike te nje komisari teknik. Ne gjerat tjera jane ne sintoni me te, po punon shume mire. Por eshte e qarte qe problemet jane serioze dhe te rendesishme.”

Jeni te kenaqur me fillimin tuaj?
“Kemi humbur dy here dhe nuk mund te jem i lumtur per kete. Jam i kenaqur per klimen qe eshte krijuar me ekipin. Lojtaret po permiresohen por piket e mbledhura nuk me kenaqin. Duke u permiresuar mund t’i rekuperojme.”

Si eshte Osvaldo? Do te luaj?
“Me vjen keq qe nuk do te jete, por ka pasur probleme personale. Nuk mund te bejme asgje.”

Vendi i trete mbetet objektiv kryesor? E drejte te flasim gjithmone per kete?
“Nuk eshte e drejte te flasim gjithmone. Kampionati eshte shume i gjate, jemi nisur per te arritur ne Champions League por ne fund do te shohim se cfare kemi bere. Jam i sigurt per vendin e trete, mund te luajme me kete mundesi, por duhet te permiresohemi tani. Klasifikimin e shikojme me vone.”

Ku duhet te permiresohet skuadra?
“Duhet te pesojme me pak, ashtu si ne Verona. Gabimet tona kane qene banale, me me shume koncentrim kjo nuk do te ndodh.”

Ekipi eshte ne gjendje te vuaj kur eshte ne presion?
“Ndeshjet ndryshojne ne baze te episodeve. Handanovic ne Verone ka bere nje pritje te madhe. Pastaj kemi luajtur ne, por duhet te jemi me agresiv. Me pelqen qendrimi, por gjithsesi duhet te permiresohemi.”

Palacio dhe kavilja e tij. Ia vlen nje pushim?
“Nese do te kishim me shume sulmues ai do te rekuperohej por ne situaten qe jemi ne kjo nuk eshte e mundshme. Tani do te mund te rekuperohet, edhe pse eshte me mire sesa me pare.”

Cfare duhet bere per ta mposhtur Lazion?
“Ata jane shume mire, do te jete e veshtire sepse luajne mire. Sulmojne me shume lojtar, por Inter duhet te bej ndeshjen e tij.”

Prisni konfirmime tjera nga Guarin apo merkato mund te thote dicka?
“Mund te permiresohet shume, eshte nje lojtar shume i rendesishem dhe nje lojtar i Inter.”

Nje mediano e dyfishte nga fillimi?
“Tashme ka ndodhur, nuk ka veshtiresi te medha ne kete drejtim. Mund ta propozojem me vone.”

Vidic mund te kthehet titullar?
“Tnai mbrojtja eshte kjo, po permiresohen dhe eshte nje repart ku nuk duhet te prekim. Eshte i rendesishem dhe nese e meriton do te jete ne fushe.”

Cfare mendon per dyshen Hernanes-Kovacic?
“Mendoj se lojtaret e mire mund te luajne bashke, por duhet te mendojne edhe per mbrojtjen. Mendoj se nuk ka probleme.”

Cfare do ta ndryshonte futbollin italian?
“Fillimi i kampionatit pak me heret mund te jete nje ide. P.sh skuadrat qe luajne ne raundin e kualifikimeve ne CHL luajne kunder skuadrave tashme te gatshme, pastaj t;i japim nje shans edhe Kombetareve. Bashkpunimi eshte i natyrshem.”

Nuk e keni pare Camaran sepse ka qene i lenduar. Mund t’i ndihmon ketij ekipi?
“Ai eshte shume i ri, ka kualitete dhe Vecchi po punon me te. Do te vij rasti i tij.”

Sa scudetto ka fituar Mancini me Interi?
“Nuk dua te kthehem ne tema te caktuara. Jam i lumtur me ate qe kemi bere, tani mendojme per te ardhmen.”

Cili eshte roli ideal i Hernanes?
“Te gjitha pozicionet jane te mira per nje si ai, mund te jete i nevojshem per skuadren.”

Dodo si sulmues krahu eshte nje eksperiment?
“Nuk e di, por sigurisht duke qene lojtar krahu mund ta bej. Shpresoj te kemi lojtaret e krahut, pastaj Dodo do te luaj ne rolin e tij.”

Rivali me i madh per vendin e trete?
“Jemi nje grup, kush eshte perpara nesh eshte kundershtari yne. Nuk duhet te shkeputemi shume, duhet te kthehemi dhe te kemi me shume se nje rezultat pozitiv me radhe.”

Do te jete me e lehte te sistemohet mbrojtja apo sulmi? Lazio apo Juventus, cila ndeshje eshte me e rendesishme?
“Kjo, sigurisht. Duhet te mbledhim pike, dhe nje fitore neser do te na jap besim. Mbrojtja dhe sulmi duhet te jene paralelisht. Prapa permiresohemi gjithmone me shume, ndersa para kur te kemi sulmuesit e krahut do te kemi me shuem zgjidhje.”

Trajneri Mancini do te marr lojtarin Mancini ne janar?
“Ka kaluar shume kohe (qesh). Ka shume lojtar per te marr, edhe me te mire.”

Kapitulli merkato: cili eshte profili ideal?
“Kerkojme nje lojtar krahu. Duhet te jete i forte teknikisht, i shpejte dhe me personalitet. Nje lojtar i kompletuar. Kerkojme dy lojtar te tille, por nuk do te jete e lehte. Ndonjehere mund te gjeni dike qe nuk eshte duke luajtur ne ekipe tjera, por qe tek Inter mund te jap nje dore.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.