Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio flet per gjithcka dhe zbulon merkaton e Interit: “Ja si eshte situata per Kante, Skriniar, Brozovic dhe Lautaro. Une…”

Ausilio flet per gjithcka dhe zbulon merkaton e Interit: “Ja si eshte situata per Kante, Skriniar, Brozovic dhe Lautaro. Une…”
Inter Club Staff

Piero Ausilio dje ne oret e mbremjes ka folur direkt nga ambientet e Gran Hotel Rimini, selia e merkatos per kete sezon.

Inter Club Albania sjell tek ju keshtu intervisten e gjate dhe te plote ne shqip te drejtorit sportiv te Interit.

Cfare tip merkato po behet dhe perse po besoni te lojtare eksperte? Per te fituar menjehere?

“Jo, dua te bej nje sqarim. Nuk ka nevoje per nje qartesi, gjerat kane qene shume te ndryshme nga ato qe jane paraqitur ne media.”

“Normalisht qe ka pasur nje perballje konstruktive brenda klubit dhe ka ndodhur brenda Interit. Nje perpalasje per te treguar secili idete e veta.”

“Ne takimin e vetem, takimi ka ndodhur per te folur per gjerat qe kane ndodhur ne te kaluaren dhe mbi te gjitha, per te folur per ate qe na pret ne te ardhmen.”

“Ka nje vizion unik nga te gjitha palet per merkaton dhe projektin tone. Eshte nje projekt i perbashket, i vendosur ne menyre unanime, me tranjerin dhe drejtuesit.”

“Jemi te bashkuar dhe do te kerkojme qe te bejme me te miren tone.”

“Per sa i perket merkatos, nuk ka kurre nje fillim dhe nje fund. Une kam detyren qe tju tregoj se per cfare objektivash jemi ne loje dhe per cfare jo.”

“Jane disa mundesi merkatoje te cilat mund ti kapim, te tjera qe nuk mund ti kapim. Duhet te shesim dhe nepermjet shitjeve, mund te blejme.”

“Eshte dicka qe duhet bere ne nje merkato qe nuk do te kete investime te medha. Eshte nje merkato e veshtire kjo, eshte e veshtire edhe te shesesh.”

“Duhet te jemi te kujdesshem, te kuruar, te kapim cdo mundesi te mire qe vjen edhe nepermjet shitjeve, dicka qe deri me tani nuk e kemi bere.”

Pse Interi nuk e ka mbyllur marreveshjen per Tonalin? Po Vidal, qe eshte i preferuari i Contes, mund te vije ne kete merkato?

“Tonali duhet theksuar se nuk kemi pasur nje negociate te mirefillte. Ka qene nje lojtar qe e kemi ndjekur dhe qe na ka pelqyer, por e mohoj qe te kemi shkuar diku tjeter me te apo qe te kemi deshtuar.”

“Eshte nje lojtar me prespektive duke pare te ardhmen e Italise e duke u nisur nga ideja se te gjithe jemi tifoze te kombetares sone.”

“Ne realitet nuk kemi nisur asnje tratative sepse ne kete moment nuk e kemi pare te arsyeshme kete gje.”

“Ky operacion do te na sillte nje te ri me prespektive ne skuader por nuk e di nese do te na sillte nje lojtar qe ne e konsideronim si prioritet.”

Interistat jetojne me endrren per Messin…

“Do doja te perdoja nje term qe nuk mund ta perdor dot ne tv. Por po limitohem qe eshte dicka e pamundur. Nuk ka ekzistuar kurre. Vjen nje pike ku duhet ta theksosh njehere e mire.”

“Interi nuk mund te mendoje dot per lojtare te ketij tipi. Messi eshte nje enderr e te gjitheve, por nuk mund te jete nje realitet.”

“Ka parametra ekonomik te paarritshem per merkaton dhe mundesite tona. Shpresoj qe eshte hera e fundit qe flitet per Messin tek Interi sepse nuk mund te jete nje realitet dhe duke mos qene i tille, nuk duhet folur me.”

Si eshte situata per Skriniar? Duket sikur eshte ne shitje…

“Eshte nje lojtar per te cilin ne kemi bere invesimin e duhur. Me ne prej tre vitesh dhe ka bere shume mire, ka luajtur me pak ne periudhen e fundit, e di.”

“Por me siguri qe eshte nje aset per te cilin besojme shume per te ardhmen dhe besojme shume edhe sot.”

A e ndjen qe ta mohosh nje largim te Lautaro Martinez?

“E perjashtoj ne momentin ne te cilin ka qene mundesia per ta marre Lautaron nga Inter me nje klauzole aktive dhe nuk kane arritur dot. Kishte nje klauzole, nuk u pagua dhe keshtu, do te qendroje tek Interi.”

Brozovic do te qendroje tek Interi?

“Sjelljet jashte fushe kane qene episode qe ne i kemi zgjidhur brenda klubit.”

“Djaloshi ka bere disa gabime, disa sjellje qe mund te ishin evituar. Por e ka kuptuar dhe ka premtuar se do te jete me i kujdesshem.”

“Ai si lojtare te tjere te rendesishem eshte pjese e projektit dhe ne me vone ndoshta do te jemi te kujdesshem edhe per sa i perket mundesive ne merkato.”

“Nese do te vije dicka qe do te kenaqe Brozovic, do e degjojme me kujdes, por ne te njejten kohe, do te mendojme edhe per te miren e Interit. Per Interin duhet te mendoje edhe ai.”

Kolarov? 

“Eshte nje tratative qe mund ta pranoj qe po ndodh. Po flasim me Romen dhe me te. Mund te perfundoje mire, mund te perfundoje keq. Por po negociojme ende. Nuk eshte vendosur asgje.”

Nainggolan dhe Perisic do te qendrojne?

“Jane dy lojtare qe jane ne kontrate me Interin, vijne nga dy sezone te mira.”

“Jemi ne kushtet qe te themi ‘te shohim si do te pershtaten me Interin’. Le ti japim edhe atyre nje mundesi te punojne me ne. Per kete kemi sintoni te plote me tranjerin mbi kete zgjedhje.”

Merkato ju ka prekur edhe ju, duke ju afruar me Romen…

“Une jam tek Interi prej 22 vitesh. Kam rinovuar kontraten time 5-6 muaj me pare, dhe mund te largohem vetem per vullnet te te tjereve, kurre per vullnet timin.”

“Une e mendoj veten akoma edhe shume vite tek Interi. Ose te pakten, perpara se te largohem, dua te fitoj dicka. Ketu jam mire, sapo kam firmosur nje kontrate te re.”

Situata Biraghi-Dalbert?

“Njeri eshte rikthyer tek Interi dhe tjetri te Fiorentina dhe mendoj se kjo do te jete situata.”

Keni folur sot per Dzeko me agjentin e tij?

“Jo, kemi folur per Padellin qe eshte pjese e Interit dhe ka te njejtin agjent.”

Chiesa?

“Nuk eshte nje profil qe mund te vleresojme tani. E pelqejme, por nuk mund te bejme kete merkato tani.”

Zevendes Lukaku do te vije?

“Kemi kater sulmues. Ta gjesh nje te tille eshte e pamundur. 4 sulmues dhe Esposito dhe jemi ne rregull. Eshte rikthyer Perisic, keshtu qe reparti eshte ne rregull.

Kante?

“Eshte nje operacion i pamundur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.