Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

560 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, MBYLLET GJITHCKA PER KOLAROV – “Ja detajet e marreveshjes: lojtari heq dore, por me kusht…”

INTER, MBYLLET GJITHCKA PER KOLAROV – “Ja detajet e marreveshjes: lojtari heq dore, por me kusht…”
Inter Club Staff

Aleksandar Kolarov eshte nje lojtar i Interit dhe per kete nuk ka me asnje dyshim: e ka konfirmuar Gianluca Di Marzio per Sky Sport.

Me Romen eshte limuar edhe distanca fillestare ndermjet kerkeses qe kishte Roma dje ofertes qe kishte Interi.

Klubi roman kerkonte te pakten 2 milione euro per kartonin e tij, por rruga eshte gjetur ne mes: Interi e ka bere te sajin lojtarin per vetem 1 milione euro.

“Roma ka arritur te perfitoje diku tek 1 milione euro plus 500 mije euro bonuse te mundshme per Kolarov.”

“Po kontata e lojtarit? Ai do te firmose me Interin per rreth 3 milione euro ne sezon, por celesi per marreveshjen eshte gjetur pikerisht tek kontrata.”

“Lojtari ka nenshkruar nje kontrate pikerisht si ajo e Young, por me nje ndryshim te vogel per sa i perket klauzoles.”

“Ai do te kete nje kontrate nje vjecare me nje opsion per nje tjeter, por ky opsion do te behet detyrim ne rast se ai luan nje sasi te caktuar ndeshjesh (qe nuk eshte bere ende e ditur).”

“Blitzi per Kolarov eshte ilustrimi i strategjise se re te Interit. Pakti ne Villa Bellini parashikon maksimumin e sforcove nga ana e drejtuesve per te kenaqur Conten duke peshkuar sa me mire, por me kosto te ulet.”

Burimi: Sky Sport Italia.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.