Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

642 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barella nuk permbahet pas ndeshjes: “Nuk e keni idene cfare ndodh me mua nese nuk…”

Barella nuk permbahet pas ndeshjes: “Nuk e keni idene cfare ndodh me mua nese nuk…”
Inter Club Staff

Nicolò Barella, mbase me i miri ne fushen e lojes pertej sulmuesve, kunder Salernitanes eshte rikthyer te beje lojtarin qe te gjithe njohin.

Keshtu, ai ka folur perpara mikrofonave te Sky Sport diten e djeshme ku ka komentuar paraqitjen e skuadres dhe ate personale.

“Ishte nje periudhe shume e cuditshme per mua. Nuk po me ecte as me kembet, por edhe idete dhe lojrat ne fushe nuk me vinin.”

“Shpresoj qe tja kem dale sot, por une provoj te jap gjithmone nje dore per skuadren. Nese vine golat dhe assist akoma edhe me mire.”

Ne periudhen e fundit ka pasur shume kritika per renien qe ke pasur. Kjo ka qene pergjigja?

“Nuk duhet te jap pergjigje per kritikat, ato bejne pjese e lojes si komplimentat. E rendesishme ishte ti jepja nje dore skuadres. Nuk e keni idene cfare ndodh me mua nese nuk arrij do te bej kete.”

“Nervozohem dhe nuk jap dot 100% ne fushe. Jam shume i lumtur per veten, per Lautaron, per Dzekon. Tani duhet te gjejme rrugetimin qe po e komplikonim pak.”

Si e shikon fluturimin per Scudetto? Varet nga ju?

“Ka skuadra te forta, kampionati eshte i hapur. Ne si Napoli dhe Milan kemi humbur pike rruges, por nuk eshte e thene qe mund te jemi gjithmone brilante.”

“Presim ndeshjet e radhes duke kerkuar te bjme mire. Duhet te bejme ate qe benim ne fillim te vitit, duhet te rrime te qete.”

Mendon se Juventusi eshte jashte gares?

“Ashtu si e kam thene me pare, kampionati eshte shume i hapur akoma. Nuk e di cfare ka thene Allegri por Juventusi eshte nje skuader e forte.”

“Ka pak hapsire pikesh, por nese nuk fitojme ata mund te afrohen. Ne duhet te fitojme ndeshjet tona dhe te jemi me te lire ne koke.”

A keni edhe ju ndjesine se sot ishte nje ndeshje qe ndryshon fatet e sezonit?

“Sot duhet te fitonim, edhe per te evituar kritikat. Shpresojme shume qe kjo ndeshje te na kete dhene shtysen edhe per Anfield.”

“Me vjen keq qe nuk jam por Arturo Vidal ne ndeshjen e pare ka qene me i miri ne fushe. Keshtu jam i lumtur per te dhe i qete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.