Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

412 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter dhe prapaskena me Curva Nord ne fund te ndeshjes: “Ata therriten skuadren dhe i derguan nje mesazh per…”

Inter dhe prapaskena me Curva Nord ne fund te ndeshjes: “Ata therriten skuadren dhe i derguan nje mesazh per…”
Inter Club Staff

Inter me ne fund eshte rikthyer te nje fitore qe mungonte prej rreth nje muaji ne Serie A ne ndeshje ne djeshme ndaj Salernitanes.

Tre golat e Lautaros dhe dy golat e Dzeko kane dhene qetesi per te tashmen por edhe besim per ndeshjet e radhes.

Nderkohe, ne San Siro ka qene nje nate speciale ku jane pare edhe kater legjenda ne fushen e lojes.

Materazzi, Sneijder, Eto’o dhe Pagliuca jane futur ne Wall of Fame zikalter, ku do te jene pjese e legjendave te Interit ne menyre te perjetshme tashme.

Por dicka tjeter qe ra ne sy dje eshte edhe dicka qe ka te beje me tifozet e Interit prezent ne stadiumin Meazza.

Ndeshjet e se premtes njihen gjeresisht si ndeshje qe nuk presin shume tifoze neper stadiume per shkak te dites (qe eshte dite jave), por edhe per shkak se kur ndeshjet luhen te premteve, tifozet qe jetojne disa ore larg nga Meazza e kane te pamundur te udhetojne per shkak te punes.

Por pertej kesaj, Inter ka pasur dje prezent rreth 50 mije tifoze prezent, te cilet kane zgjedhur te shkojne per te mbeshtetur nga afer skuadren ne nje moment delikat.

E nderkohe Sky Sport tregon dicka teper speciale qe ka ndodhur ne fund te ndeshjes: Curva Nord ka therritur si gjithmone skuadren poshte per ti duartrokitur por kesaj radhe nje kor i fuqishem ka nisur nga sektori ultras

“”Vi vogliamo cosi anche a Liverpool”, kane kenduar ata. Cfare i bie ne shqip? “Ju duam keshtu edhe ne Liverpool”. Mesazh i qarte se ata kane besim te skuadra dhe se duan nga ata qe te luajne po me kaq deshire sa sot. Ne fushe duhet dhene gjithcka.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.