Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

297 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bastoni nuk permbahet: “Suning? Me duket nuk po e kuptoni, por ne nuk luajme per…”

Bastoni nuk permbahet: “Suning? Me duket nuk po e kuptoni, por ne nuk luajme per…”
Inter Club Staff

“Eshte e ndaluar te flasesh per kampionatin tek Interi”: Alessandro Bastoni eshte i qarte ne ate qe thote dhe e shpjegon me pas konceptin e tij ne intervisten qe ka dhene per La Stampa.

“Kjo sepse mungon shume. Ne futboll nuk duhet asgje per te kaluar nga te gjithe te zotet ne te gjithe skarco.”

Ju ishit te mbaruar tre muaj me pare, pas asaj dalje nga Champions…

“Po. Ishte nje goditje shume e rende qe ka ndryshuar sezonin tone.”

Ne cfare menyre?

“Pas Real Madrid ka pasur nje perballje kolektive per te kuptuar se ku ishin gabimet. Aty ka filluar permbysja e vertete, me nje sens perkatesie te perforcuar, me nervin qe Conte na ka transmetuar.”

Jashte kupave, por keni fluturuar ne kampionat.

“Ceshtje mendesie. Por edhe taktike: ne pesonim shume, e kishim lojen te perqendruar me shume ne sulm ku shpesh here ndeshjet na shpetonin. E dinim qe mund te besonim te njeri-tjetri e ta ndryshonim kete fakt.”

Edhe Juventusi tani nuk ka me Europen. A behet nje rival me i veshtire?

“Ka qene gjithmone. Eleminimi ne Champions natyrisht qe per ta do te jete nje stimul me shume. Objektivi yne eshte te dalim siper tyre.”

Veren e kaluar tranjeri juaj ishte shume afer largimit…

“Me te kemi pasur nje projekt afatgjate. Por dua te rrefej: ka qene nje surprize qe ka besuar tek une. Shpresoj te qendroje gjate ketu.”

Po ti, cfare planesh ke?

“Ketu jam me te vertete mire. Eshte shtepia ime e dyte dhe nuk do te kete asnje problem qe te zgjas kontraaten. Mbase duke plotesuar nje enderr tjeter: kapiten i skuadres sime te zemres nje dite.”

Por ne shtepi keni nje problem te madh si Suning…

“Kurre nuk ka qene nje problem: kete e thone rezultatet ne fushe. Besoj se eshte nje mesazh i madh per te gjtihe qe mendojne se ne luajme vetem per para.”

“Nuk eshte e vertete. Jane pasioni dhe deshira per te fituar ato qe prevalojne mbi gjithcka. Perndryshe duhet te nderrojme pune.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.