Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

266 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati oferta nga Cagliari per kartonin e Radja Nainggolan? “Ja shifrat: Interi kerkon vetem…”

Inter, gati oferta nga Cagliari per kartonin e Radja Nainggolan? “Ja shifrat: Interi kerkon vetem…”
Inter Club Staff

Cagliari me sa duket i ka idete e qarta per Radja Nainggolan: klubi sard deshiron qe ta bleje me titull perfundimtar lojtarin e Interit ne vere.

Per Ninja eshte gati nje oferte tre vjecare: dialoget kane filluar teb ehen prej disa ditesh dhe kontaktet ne oret e fundit me agjentin jane shtuar shume.

Keshtu, Alessandro Beltrami po flet me Cagliarin per nje kontrate tre vjecare, e cila i eshte ofruar direkt lojtarit.

Normalisht, qe nje nga kushtet qe kjo marreveshje te behet realitet eshte qendrimi i Cagliarit ne Serie A sezonin qe vjen.

Goli i Radja Nainggolan i ardhur ne minutat shtese ne Marassi te dielen (2-2 ndaj Sampdorias) ka dhene nje dore ne te gjithe kete histori.

Per gezimin e Interit, qe eshte gati te heqe nga skuadra nje rroge shume te rende (4,5 milione euro ne sezon per te) dhe qe te fitoje disa para nga shitja e lojtarit.

Nainggolan nderkohe ne bilancin e Interit peshon 6 milione euro, edhe pse Tommaso Giulini do te provoje te fuse ndonje lojtar te ri ne marreveshje per te marre kushte favorizuese ashtu si ndodhi me Diego Godin.

Do te flitet ne vere perseri, por nese Cagliari do te qendroje ne Serie A, skenaret per Radjan jane te qarte: Interi nderkohe shifrat qe kerkon i ka te qarta. Deshiron 6 milione euro, aq sa eshte edhe rendesa e tij ne bilanc. Asgje me shume, asgje me pak.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.