Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 21, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Beppe Marotta zbulon: “Ne 2023 duam trofeun qe na mungoi. Kemi kuptuar dicka: qe Lukaku…”

Beppe Marotta zbulon: “Ne 2023 duam trofeun qe na mungoi. Kemi kuptuar dicka: qe Lukaku…”
Inter Club Staff

Duke folur per Sky Sport pak perpara darkes se Krishtlindjeve tek Inter, Beppe Marotta, ka folur per disa ceshtje ne shtepine Inter.

Keto kane qene fjalet e tij: “Ne duam te nisim gjithcka me nje shpirt gare menjehere. Duam qe te kemi kenaqesi te medha ne kete sezon”.

“Klubi yne per historine qe perfaqeson, duhet te jete ambicioze. Ambicja eshte nje motiv krenarie gjithmone”.

“Ne daten kater janar duam te jemi kompetitive, qe te kerkojme te bejme nje rezultat te madh ndaj Napolit qe deri ne kete moment ka treguar se eshte skuadra me e forte”.

“Argjentina kampione? Jemi shume te lumtur per Lautaron dhe Correan. Fitorja e Boterorit prezanton aspektin me te rendesishem ne karrieren e nje lojtari”.

“Jemi besimplote qe per Lautaron mund te jete nje karikim shume i madh per te treguar ne San Siro dhe jo vetem cilesite e tij”.

“Lukaku? Ai dashuron Interin. E kemi kuptuar duke kaluar me te dite te tera. Po kalon kete problem muskulor dhe besoj se eshte rikthyer plotesisht”.

“Duhet te gjeje gjendjen e duhur fizike, por ka motivime te medha per te bere mire dhe kemi pritshmeri te medha”.

“Palmares i Interit eshte shume i pasur dhe ne 2023 shpresojme te vije ai trofe qe nuk erdhi ne 2022”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.