Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

673 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi: “Besoj tek permbysja! Te kthehem tek Inter? Une…”

Bergomi: “Besoj tek permbysja! Te kthehem tek Inter? Une…”
Ardis
  • On 19/03/2015, 17:42

Ish kapiteni i Interit Giuseppe Bergomi ka folur ne nje interviste ne mikrofonat e MondoPallone.it. Zio ka folur per shume tema, duke filluar nga momenti i veshtire qe po jeton futbolli milanez: “Duke pare situaten nga jashte, sigurisht qe Interi ka dicka me shume. Eshte e vertete qe nuk po vijne rezultatet e Mancini dhe shoqeria prisnin, mbi te gjitha mbas merkatos dimerore, por nese mendon per te ardhmen, dhe ne baze te asaj qe flet Mancini, jam i mendimit se ka shume gjera qe te bejne te besosh se jane perpara Milanit. Kuqezinjte jane ne konfuzion dhe per me teper gjendja e trajnerit eshte ne ekuiliber. Ajo qe po perjeton Inzaghi e ka perjetuar me pare Seedorf dhe akoma me perpara Allegri. Eshte kjo nje situate e veshtire qe po perballen”.

Cfare i mungon Interit per te bere kapercimin e kualitetit?
“Sinqerisht besoja se me ardhjen e Mancinit Interi mund te bente dicka me shume. E njoh Roberton dhe menyre e tij te te punuarit: edhe ai shpresonte te merrte me shume rezultate. Te akuzosh lojtaret, nuk dicka e bukur dhe te kapesh me mbrojtjen nuk eshte korrekte. Kur gjendesh ne nje procesh ndryshimesh eshte e nevojshme koha, eshte e nevojshme te presesh dhe te kuptosh se si mund te levize vitin e ardhshem shoqeria, edhe ne sektorin e blerjeve te lojtareve”.

Ky Inter do te perballet ne nje ndeshje te veshtire kunder Wolfsburg. Mund te arrije te realizoje nje permbysje te rezultatit?
“Kete vit kam pare shpeshhere si Interin ashtu edhe Wolfsburgin. Ata luajne futboll, eshte nje skuader shume propozitive, por le shume hapesira dhe rrezikon shume. Per kete arsye, besoj se Interi mund te shenoje dy gola, por eshte e rendesishme edhe te mos pesosh gola. Mendoj se mundesite per kualifikim jane akoma te hapura dhe zikaltrit kane 40% te mundesive te kalojne turnin. Permbysja mund te realizohet, eshte e mundur”.

Heret a vone do te ktheheni tek zikaltrit?
“Shpresa eshte gjithmone, por tashme bejnje pune qe me pelqen dhe jam i kenaqur. Eshte e veshtire per te kuptuar nese ka hapesira per te hyre ne shoqeri, por ekziston shpresa sepse ato jane ngjyrat e mia”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.