Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 23, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi ‘gozhdon’ totalisht Correan: “Eshte i preferuari i Inzaghit, por ai nuk ka kuptuar se eshte…”

Bergomi ‘gozhdon’ totalisht Correan: “Eshte i preferuari i Inzaghit, por ai nuk ka kuptuar se eshte…”
Inter Club Staff

Per Sky Sport, diten e djeshme ka folur edhe Bergomi, pas fjaleve te Di Marzios qe ka treguar te rejat e fundit rreth Correa. 

Di Marzio nder te tjera ka treguar se si Inter nuk ka ndermend te shese nen cmim lojtarin e blere nga Lazio vetem nje sezon e gjysme me pare.

Nderkohe, Bergomi ka folur shume ashper ne drejtim te tij: “Correa ne Milano nuk ka qene kurre mire me Interin”.

“Ai ka ardhur si nje bast i madh tek Inter, duke marre nje pjese te rendesishme te parave te perfituara nga Lukaku per tu blere nga Lazio”.

“Por pervec faktit se eshte nje nga te preferuarit e Inzaghit, ai nuk ka treguar asgje per te merituar Interin deri me tani”.

“Ai mbase nuk ka kuptuar ende se eshte dicka tjeter te luash per Lazion dhe dicka tjeter te luash per Interin”.

“Tek Inter ke nje lloj tjeter konkurence, je ne presion te vazhdueshem edhe kur luan titullar, por edhe kur nuk luan”.

“Dhe kur duhet te futesh ne pak minuta e te besh diferencen, nuk eshte e thjeshte. Skepticizem nga San Siro? Boh, San Siro eshte keshtu dhe nga aty kemi kaluar te gjithe. Nuk eshte ai problemi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.