Bergomi i shtang te gjithe: “Dumfries te ndryshon ndeshjet. Ai mund te behet me i mire se Hakimi ne dicka: kur ai…”
Interi i Inzaghit ka treguar dhembet ndaj Bolognes se shtunen duke fituar ne San Siro me rezultati ne thelle 6-1.
Nderkohe, Beppe Bergomi, legjenda zikalter, ka bere analizen e tij qe nga studiot e Sky Sport ashtu si ndodh gjithmone prej disa sezonesh.
“Interi ka kerkuar gjithmone qe te beje ndeshjen e saj ndaj Bolognes. Eshte futur me kete ide nga minuta e pare.”
“Por Interi eshte nje skuader qe kur niset ne sulm te godet keqazi, te ndeshkon. Duhet pasur kujdes me ta.”
“Por Interi ka qene kaq e rrezikshme sepse ka pasur ne fushe nje lojtar si puna e Denzel Dumfries qe me ka pelqyer shume.”
“Ai ka bere pak Hakimin, por nisjet e hollandezit ne krah mund te bejne shume dem ne mbrojtjet kundershtare.”
“Dumfries ka nje aftesi driblimi te mire. Mund te ndryshoje ndeshjen nga momenti ne moment. Eshte i rendesishem dhe jam i bindur se mund te behet shume me i mire se Hakimi ne fazen mbrojtese.”
“Pse? Sepse ka luajtur me kater mbrojtes te PSV. Ka pasure detyra te tjera. Eshte mesuar te mbroje ne karrieren e tij.”
“Interi kishte nevoje per lojtare te zote pas largimit te Lukaku dhe Hakimi. Ne kete Inter ka vetem nje lojtar te pazevendesueshm: ai eshte Brozovic.”
“Por gjithesesi nuk duhet nenvleresuar largimi i Lukakut qe i jepte thellesi skuadres. Tani Interi duhet te gjeje menyra te tjera per te sulmuar. Champions? Per mua e kalon turnin me siguri.”