
Interi gati per pregatitjet para-sezonale: “Neser fillojme serish!”
Inter, ja ku jemi.
Me ne fund pas nje pritje te gjate do te mund te shohim skuadren serish, edhe pse per momentin vetem ne stervitje.
Ne fakt neser, dite e hene dhe 9 korrik, Spalletti dhe cunat do te fillojne pregaditjet para-sezonale ne qendren stervitore Appiano Gentile.
Pastaj ne ditet dhe javet ne vazhdim Interi do te kete disa teste me ndeshje miqesore para se te filloj sezonin e ri qe do e shoh te impenjuar edhe ne Champions League pas shume vitesh mungese.
Nderkohe sic shohim ne foton me larte, ka qene vet klubi zikalter qe ka dashur te rikujtoj se neser puna do te filloj serish me shkrimin: “Neser fillojme serish! #Forza Inter ????”
Neser do te jene te pranishem edhe blerjet e reja si Stefan De Vrij, Kwadwo Asamoah, Radja Nainggolan, Matteo Politano dhe Lautaro Martinez. Ndersa do te mungojne Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic te impenjuar akoma me Kroacine gjysme-finaliste ne Boteror.
Pervec dy kroateve do te mungojne edhe Matias Vecino dhe Joao Miranda qe jane eliminuar nga Kupa e Botes por qe tashme kane filluar pushtimet e tyre para se te bashkohen me Interin per pregatitjet.
Nuk do te jete portugezi Joao Mario qe eshte akoma lojtar i Interit dhe qe eshte eliminuar me Portugaline ne Boteror. Per mesfushorin do te degjohen ofertat dhe pastaj do te shitet.