Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

934 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi: “Ja cfare gabimi nuk duhet te beje Spalletti me Lautaro Martinez. Ne asnje menyre nuk…”

Bergomi: “Ja cfare gabimi nuk duhet te beje Spalletti me Lautaro Martinez. Ne asnje menyre nuk…”
Inter Club Staff

Te shumta kane qene komentet pas paraqitjes te se shtunes se Lautaro Martinez ku djaloshi argjentinas shkelqeu ne debutimin e tij ne Meazza qe nga minuta e pare. 

Per kete ceshtjem, ka folur edhe Bergomi, legjenda e Interit:

“Mendoj se gjate ketij sezoni Interi dhe Roma jane dy skuadrat qe ne ndeshje direkte do mund te luajne si te barabarte me Juventusin.”

Beppe Bergomi ka qene prezent ne studiot e Sky Sport gjate “Sky Calcio Club” dhe ka folur me superlativa per ndeshjen e Juventusit ndaj Napolit, ate te Romes ndaj Lazios por edhe ate te Interit ndaj Cagliarit ku zikalterit edhe pse ishin me shume mungesa per shkak te turnover arriten te fitonin me rezultatin e paster 2-0.

Bergomi eshte ndalur me pas tek Inter-Cagliari duke deklaruar:

“Dje nuk arrita ta shikoj dot ndeshjen sepse isha ne avion ne ato minuta por sipas asaj qe pashe me vone e nese Lautaro Martinez do te vazhdoje te luaje me aq deshire dhe pasion sic po thone, atehere Lautaro Martinez do i pelqeje shume tifozeve te Interit.”

“Ne ambjentin zikalter flasin shume mire per te. Por Spalletti nuk duhet te beje nje gabim me ate dhe ta trajtoje ashtu si Eder vitin e kaluar qe luante nje ndeshje po e nje ndeshje jo.”

“Nje si Lautaro duhet ta hedhesh ne fushe: mund te jete alternativa e Icardit, por une do e shikoja shume mire ne nje 4-4-2 dhe jo si trekuartist pas shpines se tij.”

Me pas, ne transmetim direkt kete ide e mbeshtet edhe Luca Toni qe ishte prezent tek Sky gjithashtu: “Eshte e vertete, une do e fusja ne fushe bashke me Icardin. Do te behej shume me i veshtire edhe per mbrojtesat nje sulm i tille.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.